SKEDA/ Nafta në Shpirag, çfarë është Fondi Sovran, si funksionon! I Norvegjisë ka aksione në 9,400 kompani në 70 vende të botës dhe ka një vlerë mbi 1.1 miliardë euro

24 Gusht 2023, 14:26| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 19:32

  • Share

Zbulimi i një sasie të konsiderueshme nafte në zonën e Shpiragut, siç bëri të ditur kryeministri Edi Rama do të shoqërohet me ngritjen e fondi sovaran i cili do të menaxhojë të ardhurat që përfitohen nga investimi, duke i shpërndarë në disa sektorë, përfshirë edhe rritjen e pensioneve.

Përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do të impaktojë pensionet, do të impaktojë bilancin e pagesave të Republikës së Shqipërisë padiskutim, do të impaktojë, nuk diskutohet, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë.

Po çfarë është fondi sovran?

Fondi sovran është një instrument investimi publik që i përket drejtpërdrejt qeverisë dhe përdoret për të investuar tepricat fiskale ose rezervat valutore në instrumente financiare, që mund të jenë aksione, obligacione, pasuri të paluajtshme, por edhe aktitete të tjera.   

Fondet sovrane janë krijuar sidomos në vendet esportuese të naftës: Emiratet e bashkuara Arabe, Qatar, Norvegji por edhe singapor. Shumë akstive janë edhe fondet sovrane të Abu dabit dhe ato të Dubait, që zotëron 5 % të aksioneve të ferrarit.

Fondi sovran më I madh në botë është ai i Norvegjisë, që shumë prej të ardhurave i përdor për pagesat e pensuineve, por edhe për investime në Bursën botërore, përmes instrumneteve financiaree që siugurojnë të ardhura të reja shtetsë.    

Qeveria shqiptare deklaroi se synon të konsultohet me këshilltarë nga Fondi Sovran Norvegjez.Sipas asaj që tha kryeministri shqiptar Edi Rama fondi sovran shqiptar do të financohet nga kapitali i prodhuar nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe do të përdoret fillimisht për përmirësimin e sistemit të pensioneve, si dhe për investime në sistemin shëndetësor dhe arsim. Mbetet për t'u parë se cila bankë do të menaxhojë fondin sovran shqiptar.

I financuar nga të ardhurat e naftës në Norvegji dhe i menaxhuar nga Banka qendrore, Fondi i Pensioneve Globale të Qeverisë së Norvegjisë zotëron ekuivalentin e 1.5% të kapitalizimit të tregut global, ka aksione në 9,400 kompani në 70 vende të botës dhe ka një vlerë mbi 1.1 miliardë euro.

Të njëjtin vlerë ka edhe në ekonominë meksikane që renditet në vendin e 16 në botë. Para vitit 2022, fondi ka arritur të sigurojë të ardhura mesatare vjetore prej 6% që nga fillimi i tij dhe ka arritur të kapërcejë standardin e përdorur për të matur performancën në tetë nga dhjetë vitet e fundit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?