Politikë

SKEDA/ Përballja për 10 mandatet e qarkut Korçë, PS i besoi fushatën Peleshit, PD teston Ivi Kason! Ja si u ndanë në 2021

11 Maj, 23:57| Përditesimi: 12 Maj, 01:49

  • Share

Me ndryshimet demografike, qarku i Korçës nuk do të prodhojë më 11 mandate deputetësh në parlament, por partitë politike do të luftojën për vetëm 10 vende.

Në këtë qark, numri i zgjedhësve është 266 mijë e 794, të cilët votojnë për partinë dhe deputetin që do t’i përfaqësojë në parlamentin e ardhshëm.

Në zgjedhjet e 2021-shit, peshorja anonte në favor të Partisë Socialiste me 6 deputetë të fituar, ndërsa PD-ja, asokohe e bashkuar fitoi 5 deputetë. Këtë herë, me një mandat më pak në dispozicion dhe me partitë e reja që kërkojnë besimin e qytetarëve laku për të mëdhenjtë e politikës ngushtohet.

Ndarja e mandateve në 2021-shin
PS- 6 Mandate
PD- 5 Mandate   (PS në avantazh me 10,064 vota)

4 vite më parë, PS e PD u ndanë me një diferencë të thellë, mbi 10 mijë vota në favor të së majtës. Nga mbi 20 mijë emigrantë të rregjistruar, më shumë se gjysma kanë sjellë votën. MBetet për t’u parë ndikimi I tyre në ekuilibrat politikë të qarkut.

Socialistët ia besuan fushatën sërish Niko Peleshit, ndërsa në krah të tij në listë të mbyllur Edi Rama shpërbleu Romina Kukon, kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Genti Lakollarin.

Lista e mbyllur e PS, Korçë
1.Niko Peleshi
2.Romina Kuko
3.Genti Lakollari

Ndërsa PD teston për herë të parë si drejtues politik, Ivi Kason, sekretarin për çështjet zgjedhore në parti.Veç tij me listën e mbyllur, Sali Berisha shpërbleu edhe Bledjon Nallbatin, një nga protagonistët kryesorë të aksionit opozitar me bllokime në parlament.

Lista e mbyllur PD, Korçë
1.Ivi Kaso
2.Ledina Alolli
3.Bledion Nallbati

Në zgjedhet e 2021-shit, vetëm 46.14% e korçarëve iu drejtuan kutive të votimit.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?