Ushtria shqiptare

Skeda/ Qeveria Rama 6 vendime në 7 vite për rritjen e pagave të ushtarakëve, Berisha u hoqi ushqimin para se të largohej nga pushteti në 2013 

22 Qershor 2022, 15:53| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 16:41

  • Share

TIRANË- Qeveria 'Rama' ka miratuar rritjen më të madhe të pagave të ushtarakëve gjatë 30 viteve të pluralizmit. Pagat e ushtarakëve do të rriten me 30% nga data 1 korrik 2022, ku paga më e ulët do të jetë 51 mijë lekë në muaj ose rreth 500 USD.

Kjo është rritja më madhe, por jo e vetmja e pagës së ushtarakut gjatë 9 viteve të fundit. 

Në 10 korrik të vitit 2020, qeveria vendosi një shtesë prej 10 mijë lekësh të vjetra në pagat e ushtarakëve, në formë kompensimi për ushqimin.

Në prill 2019, pagat e ushtarakëve u rritën me 17 % sipas kategorive. Sipas vendimit të qeverisë të 2019, paga më e ulët, që i përkiste “ushtarit të parë” u rrit në 39.300 lekë nga 33.600 lekë që ishte në muaj.

Në mars të vitit 2017, pagat e ushtarëve u rritën sërish me vendim qeverie me 0.5 % për çdo vit vjetërsi pune, 0,5 % për çdo vit pune, por jo më shumë se 15 vjet.

Në korrik të vitit 2015, u rritën me 70-80 % pagat e ushtarakëve që shërbejnë në forcën ajrore të Shqipërisë.  Nga ky vendim përfituan rritje page 7 kategori ushtarakësh që shërbejnë në forcën ajrore, duke nisur që nga pilotët, mekanikët/teknikët e bordit, infermierët, inxhinierët, kontrollorët e trafikut, teknikët e avionëve dhe helikopterëve. Kjo rritje sipas kategorisë shkonte nga 30 deri në 40 mijë lekë të rinj. 

Në mars të vitit 2015, hyri në fuqi vendimi i qeverisë ‘Rama’, për trajtimin me ushqim të ushtarakëve. Vendimi rikthente të drejtën e ushtarakëve, për t’u trajtuar me ushqim ose kompensim nga 2 000 lekë në muaj deri në 4 000 lekë në muaj.

Trajtimi me ushqim i ushtarakëve ishte hequr nga qeveria Berisha në gusht të vitit 2013, paka para se të largohej nga pushteti.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtaraku: 22/06/2022 22:27

    Shpresoj ta jepni komentin tim rama ka 12 vjet ne pushtet asnjiher ska indeksuar rrogat.megjithe rritjen qe po ben e cila esht goxha rritje rrogat tona nuk arrin as rrogen e nje ushtari ne kosov. 750euro merr ushtari ne kosov 900mij lek ose 723euro merr koloneli shqiptar.dhe po ta llogarisim me indeksimin e cmimeve gjat ketyre vjeteve sna i indeksoi per 12 vjet e shtoi tani.gjithsesi flm se qar e kemi.dhe e fundit kjo qeveri duhet te abrogoj vkm e sales dhe te lej ligjin per ushtaraket per statusin sepse po dalin njerezin pas 30 viteve pun me 170mij lek pension.u rroft sakrifica dhe sherbimi sepse ne fund i nxjerrin si lapanjoz ne rrug

    Përgjigju
  • Boris: 22/06/2022 20:07

    Pa ushtri te fort nji shtet esht i mbaruar sa me shum investime per ushtrine

    Përgjigju
  • Lali: 22/06/2022 20:07

    Ushtria duhet te jete prioriten per qeverin sepse situara ne evrope nuk esht me e vaket

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/06/2022 18:40

    Hallall Cubi meriton respekt. U lerova nga ushtria me 23 vjet pun dhe merja nje rrooge prej 38000 mij lekesh dhe me ligjin e famshem te sali qenit mar sot 16000 mij lekesh. Nderkoh qe me takonte 24100 mij lekesh. Mbaj mend ne vitin 1996 u be reforma me e madhe ne ushtri nga 200 ushtarake qe kishte reparti mbeten vetem 10 veta dhe shperblimi nga sali qeni ishte 500 mij lek te vjetra. Dhe aq armatime shiste sa sot i ka Ukraina qe eshte ne luft. Ku shkuan?????????? ne xhepat e zenit me shok. Shkurt skishte nje fije vleresimi. Shkurt fare ishim ne kohen e qenerve.

    Përgjigju
  • Jordan: 22/06/2022 17:46

    Plaku mutit nje person pa shpirt zemer ska se cfare ska ber ketij popullit vidh,vrit dhe normal qe sdo kishte mendje per kto gjera

    Përgjigju
  • Shaban: 22/06/2022 17:23

    Normal se ai vetem per veten mendon se mos ka menduar ndonjeher per popullin hajduti,pergezojme z.ramen per kete gje

    Përgjigju
  • Geni: 22/06/2022 17:07

    Ky vendim do ti bej shum familje te lumtura zoti rama keni qen nje mbeshtetes i vertet i ushtrakwve tashme ata do vleresohen per punen qe bejne

    Përgjigju
  • Fredi: 22/06/2022 17:06

    Ata e meritojne se punojne ne kushte te veshtira dhe rrezikojne jeten per atdheun bravo zoti rama

    Përgjigju
  • wtf: 22/06/2022 16:47

    SKEDA?

    Përgjigju
  • Esa: 22/06/2022 16:46

    Berisha esht i pa shpirt cfar pritej nga ai ai vetem vrasje e vjedhje beri per aq sa ishte ne qeveri

    Përgjigju
  • Era: 22/06/2022 16:45

    Dihej qe berisha nuk do rriste pagat per kedo ai vetem do te pasurohej per vete

    Përgjigju
  • Inva: 22/06/2022 16:31

    Ushtaraket ndodhen ne krye te detyres me te rendesishme, asaj te mbrojtjes se Shqiperise. Puna e tyre duhet te vleresohet nga te gjithe dhe ky i marre nga Rama eshte shume vendim i sakte lidhur me ta

    Përgjigju
  • Alesio: 22/06/2022 16:29

    Zoti Rama mes ketij veprimi ka treguar se vlereson gjithesecilin prej qytetareve te vendit tone, dhe i kushton secilit vemendjen e duhur. Ushtaraket jane ne krye te detyres gjithmone per te mbrojtur vendin tone dhe sidomos ne kete periudhe kohore me luftera rrotull ku gjendemi, duhet te vleresohen nga te gjithe per punen e tyre sic behen nga z. Rama

    Përgjigju
  • reana: 22/06/2022 16:28

    Ushtaraket bejne nje pune shume te rendesishme per kete vend dhe sigurisht qe duhet te marin nje vlersim per punen e tyre. Po ku ka ditur ndonjehere Berisha te beje mire per qytetaret aman ai vetem per veten dhe familjen e vet.I ka krimbur ne lek e me prona dhe del flet lart e posht keq per Ramen.

    Përgjigju
  • Tana: 22/06/2022 16:27

    Ja pra zoti non grada qe pretendon te hedhe poshte qeverine aktuale me lajme te rreme kur vete ka qene ne pushtet ska sjelle asgje te mire per vendin

    Përgjigju
  • Mario: 22/06/2022 16:25

    Vemendje e merituar per sa i perket ushtareve te vendit tane. Me vjen mire qe u be kjo rritje e rrogave te tyre.

    Përgjigju
  • Romario: 22/06/2022 16:24

    Me behet vertet qejfi per te gjithe ata ushtare qe rrezikojne jeten e tyre per vendin. E meritojne me se miri kete vemendje nga ana e qeverise per zhvillimin ekonomik te tyre.

    Përgjigju
  • Teuta: 22/06/2022 16:22

    Pritej kjo gje nga Rama e do te beje cmos per ti dhene cdokujt pagen qe meriton per punet e rendesishme qe bejne.E vertete eshte qe berisha per sa kohe ka qene ne pushtet nuk ka ngritur asnje qindarke nga rroga e ushtarakeve sepse kam djalin ne kete pune e nuk eshte vleresuar ne asnje moment.

    Përgjigju
  • ela: 22/06/2022 16:20

    Normal qe Berisha ne aq vite sa ka qene ne pushtet nuk do te rriste pagat e tyre sepse ndryshe si do te pasurohej ai.Njeriu me i degjeneruar ne te gjithe historine e politikes shqiptare.Uroj te vertetohet sa me shpejt cdo thyrje ligji qe ai ka bere ne menyre qe ti jepet denim qe meriton.

    Përgjigju
  • andi: 22/06/2022 16:19

    Po ku ka bere Berisha ndonj gje te sakte per sa kohe ka qene ne pushtet aman.Ai e ka pasur mendjen vetem per mbushur xhepat e veta ne kurriz te te tjereve.

    Përgjigju
  • Ymer: 22/06/2022 16:19

    Normal ja pse berisha nuk eshte ne krye te vendit se nese do ishte do ishim katandisur shume keq.

    Përgjigju
  • Xheni: 22/06/2022 16:18

    Berisha ska dit te beje gje tjeter pervec korrupsionit. Z.Rama po realizon plot projekte vleresuese

    Përgjigju
  • Flori: 22/06/2022 16:17

    Nje mbeshtetje dhe nje vleresim ndaj tyre. Vendim teper i duhur dhe i denje!

    Përgjigju
  • Era: 22/06/2022 16:08

    Ju jeni nje njeri shum zemermire z Rama Dhe me vjen mir te degjoj qe do u rriten pagat ushtareve tan

    Përgjigju
  • Gazi: 22/06/2022 16:07

    Berisha esht kafsh normal sdo tja di per popullin ai vetem te fitoj vet donte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?