Zihni Shahu ka qenë kryetar i Gjykatës së Elbasanit, por u largua nga sistemi pasi nisi procesi i Vettingut në vitin 2020. Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pasi kishte nisur procesi i kalimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në filtrat e pasurisë dhe aftësive profesionale. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se ndaj ish-gjyqtarit ndërpritej procesi i Vettingut, ndërsa Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.
Pas operacionit të 31 korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie, ndryshe nga Fetahu në “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë në skenë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Burimet thanë se SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-kryegjyqtarit të Elbasanit, në kuadër të operacionit për goditjen e bandës kriminale në Elbasan.
Lajmi kryesor:
Zbërthimi i SkyECC/ SPAK lëshon 19 urdhër arreste, mes tyre për Suel Çelën! Arrest shtëpie për avokaten e grupit të tij, pranga ish-gjyqtares së Elbasanit! ‘Detyrim paraqitjeje’ për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno (TË GJITHË EMRAT)
xy//ReportTv.al