ELBASAN- Një gjyqtare në detyrë gjatë kryerjes së krimit, Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë policie, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë mes 21 masave të sigurisë si pjesë e një mega operacioni të SPAK për të shkatërruar grupin kriminal me shtrirje ndërkombëtare të dyshuar se drejtohet nga Suel Çela në Elbasan.
2.Mario Çela, (vëllai i Suel Çelës) arrest me burg
3.Xhino Roka, arrest me burg
4.Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), arrest me burg
5.Sergej Hasanpapaj, arrest me burg
6.Bruno Hazizolli, arrest me burg
7.Ledio Zabeli, arrest me burg
8.Marsel Roka, arrest me burg
9.Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), arrest me burg
9.Preke Kodra, arrest me burg
10.Fuad Verzivolli, arrest me burg
11.Metin Mehja, arrest me burg
12.Renato Hasani, arrest me burg
13.Skender Sufaj, arrest me burg
14.Pajtime Fetahu, (ish-gjyqtare) arrest me burg
15.Dedan Gjoni, (ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë), arrest me burg
16.Marsel Shega (alias Bujar Shega), (biznesmen) arrest me burg
17.Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa), arrest me burg
19.Blerina Beqiri, (avokate) arrest në shtëpi
20.Elton Qyno, (gazetar) detyrim paraqitje
21.Artan Hoxha, (gazetar) detyrim paraqitje
Arrest me burg Suel Çelës e vëllasë
Arrest me burg është firmosur edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mësohet se është lëshuar masë arrest me burg edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Një pjesë e masave të sigurisë u është komunikuar të akuzuarve në burg, ndërsa një pjesë tjetër mësohen se janë ekzekutuar jashtë vendit. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Hetimi për këtë grup kriminal të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani. 19 urdhërarreste, 18 në burg dhe një në shtëpi, janë të konfirmuara nga GJKKO. Mes të burgosurve është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila teksa mbante togën e zezë i shërbente krimit. Kjo është masa e dytë për Fetahun, pasi ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan.
Gjithashtu tjetër arrest me burg për Dedan Gjonin, ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, i cili është dënuar me 4.8 vite burg për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut, si edhe i akuzuar në dosjen “Metamorfoza 2", ku në skenë del edhe Erzen Breçani.
Detyrim paraqitje GJKKO ka vendosur për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët të dy janë paraqitur këtë të hënë vetë në Prokurorinë e Posaccme për ekzekutimin e masës së sigurisë. Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale. E vetmja në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është Blerina Beqiri, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës, i njohur ndryshe si Marjus Lulaj, në kërkim për disa vepra të rënda kriminale.
Report Tv ka mësuar se janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish gjyqtarësh, përfshirë edhe atë të ish-kreut të togave të zeza në Elbasan Zihni Shahu dhe Taulant Tafës, ndërsa kontrolleve nuk i kanë shpëtuar edhe 2 ish-prokurorë.
Dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal.
Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.
'Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg - 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi - 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore - 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme', thane burime për gazetaren Keti Banushi.
Vetë Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim, ndërsa një njoftim ezauruar pritet të martën, me qëllim ruajtjen e integritetit të operacionit.
Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëhenqjen. Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.
Kush është Suel Çela?
Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t'i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton 'fukara' pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.
Suel Çela
Report Tv ka zbardhur emrat e 21 personave për të cilët u lëshuan masa sigurie. Arrest me burg është firmosur për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Po ashtu, është lëshuar masë arrest me burg edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Një pjesë e masave të sigurisë u është komunikuar të akuzuarve në burg, ndërsa një pjesë tjetër mësohen se janë ekzekutuar jashtë vendit.
21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Mes 21 masave të sigurisë si pjesë e një mega operacioni të SPAK për të shkatërruar grupin kriminal me shtrirje ndërkombëtare të dyshuar se drejtohet nga Suel Çela në Elbasan, masë sigurie është lëshuar edhe për Suel Çelën, si edhe për vëllain e tij.
SPAK goditi një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.
Nga 19 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Gazetarja Lala bën me dije se Shega është pronar i dy kompanive, por gjithashtu ai ka qenë ish-ortak në një biznes me babain e kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo. Kryesisht tenderat e fituar nga kompanitë e Bujar alias Marsel Shega kanë fituar tendera për pastrimin në Berat dhe Peqin.
Ndërkohë, Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.
Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.
Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ekstrakti i kompanise se Marsel Alias Bujar Shega
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ekstrakti i kompanise se Marsel Alias Bujar Shega
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur në SPAK, pasi ndaj tyre u vendosën masat detyrim paraqitjeje në kuadër të goditjes së një grupi kriminal. Gazetarët Artan Hoxha dhe Qyno qëndruan për rreth 1 orë në ambientet e SPAK dhe dolën me dosje në duar.
Gazetari Artan Hoxha akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa gazetari Elton Qyno nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat.
Dedan Gjoni
Zbulohet një tjetër emër nga operacioni i SPAK në qytetin e Elbasanit, teksa një masë arresti është vënë edhe për ish shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet Dedan Gjoni.
Ish shefi i krimeve është vënë në pranga para një viti pasi hetimeve për një tjetër dosje atë të 'Metamorfoza 2', ku janë dërguar për gjykim 11 persona, mes të cilëve edhe ish shefi i policisë së Tiranës, Erzen Breçani së bashku me Dedan Gjonin. Akuza e Gjonit në këtë dosje ka qenë për sigurim kushtesh për vrasjen e Xhevdet Plakkut
Prokuroria e Posaçme në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin kapo i grupit të drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën Akili ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.
Sipas SPAK Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni siguruan kushtet dhe mjetet materiale për të kryer një vrasjen.
Më 16 dhjetor po të 2023 SPAK i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj Dedan Gjoni, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermeni të cilët në atë kohë kanë qenë punonjës policie në policinë e Durrësit.
Gjoni ishte i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal të cilët shfrytëzonin lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për drogën. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni, që u dënua me 4.8 vite burg për sigurimin e kushteve për vrasjen e Plakut.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë një njoftim lidhur me një operacion kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Elbasan. SPAK bën me dije se janë caktuar 21 masa sigurie, ndër të cilët 18 janë masa arrest me burg ku përfshihen një ish gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit, avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqir me arrest shtëpie.
Ndërsa dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha i janë vënë masa e detyrimit me paraqitje. Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha për pjesëmarrje në grup kriminal. Ne banesa u kane marre celulare e shume materiale te tjera.
Banesat e dy ish-prokurorëve në Elbasan janë kontrolluar në kuadër të peracionit të SPAK.
Operacioni është në vijim e sipër dhe janë ushtruar kontrolle në disa banesa, përfshirë edhe të banesa të ish-gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa.
Dyshime janë se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.
GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.
Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.
Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore
Gjatë operacionit të SPAK, ranë në pranga dy ish gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.
I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.
Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar./ Top Channel
Zihni Shahu ka qenë kryetar i Gjykatës së Elbasanit, por u largua nga sistemi pasi nisi procesi i Vettingut në vitin 2020. Shahu dha dorëheqjen 7 muaj pasi kishte nisur procesi i kalimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në filtrat e pasurisë dhe aftësive profesionale. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se ndaj ish-gjyqtarit ndërpritej procesi i Vettingut, ndërsa Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.
Pas operacionit të 31 korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie, ndryshe nga Fetahu në “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë në skenë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Burimet thanë se SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-kryegjyqtarit të Elbasanit, në kuadër të operacionit për goditjen e bandës kriminale në Elbasan.
Taulant Tafa, gjyqtari i Gjykatës Elbasan, i shkarkuar nga KPK më 2023
Ish gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit u shkarkua nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit më 24 prill 2023
Taulant Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin.
Ndërkohë Tafa ka ankimuar vendimin në KPA por ende nuk është caktuar data për tu marrë në shqyrtim.
Foto: Forcat e policise ne Elbasan, 24 nentor 2024
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se janë ushtruar kontrolle banese dhe në banesën ish gjyqtarit Taulant Tafa.
Ndërkohë është firmosur 'arrest shtëpie' edhe për një avokate informon gazetarja Keti Banushi. Behet fjale për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës
Operacioni në shkallë të gjerë në disa qarqe të vendit kundër organizatës Çopja dhe jo vetëm, nisi prej 31 Korrikut të këtij viti, kur u zbuluan ngjarje të rënda kriminale nga SPAK, por edhe dyshimet për përfshirje të njerëzve të drejtësisë.
Sipas informacioneve paraprake, urdhër-arrestet janë lëshuar pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.
Mes tyre edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, e ndëshkuar më parë me procedime disiplinore dhe dorëhequr nga Drejtësia më 2022, Pajtime Fetahu, që dyshohet se ka ndihmuar bandën në fjalë.
Ndaj saj u njoftua më 2 Gusht se ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK . Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.
Emri i saj doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër-arreste. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.
Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
O ky kok lopa Artan Hoxha qē bēnte si ekspert e jepte intervista sa i flliqur. Mereni mor jashqitjen e kombit Artanin e çpheni ku e ka vēndin jashqitja se qelbi dynjan.
PërgjigjuAsnjë politikan, sa te mire qe janë.
PërgjigjuPo këta Roka a e kanë motrën Drejtoreshë të AZHT-së , ADELAJDA ROKA qe jep leje ndertimi për pallate dhe resorte. Po të shikoni periudhln e kësaj ushtare të krikit leje ndertimi ka dhënë vetëm për kriminelë dhe vrasës. Shifni për një leje qe përgatitet të jepet për shoqerinë Bego-05 në Himarë në tokë me letra të falsifikuara. Duke ja vjedhur një familje vëndase e dike ja dhuruar Krimit
PërgjigjuO Qyno stë maroi pun Gert Hoxha ee ???I paske nejt kot mrapa kto kohë si qen zorraxhi
PërgjigjuAta qè deri dje, nuk e dinin kuptimin e fjalès REPUBLIKÈ BANANESH, kanè mundèsinè ta shohin sot me fakte dhe fletèarreste. I vetmi qè nuk di absolutisht asgjè nga kèto gjèra, èshtè kryeministri ynè. Shqiptarèt, ikin sepse janè tè lirè sot, thotè zotèria, nuk ikin ngaqè kètu nuk jetohet. Edhe reformèn nè drejtèsi, unè e bèra. Bir Selman i nènès, kè tè qaj mè parè. Qè nga presidenti, kryeministri, zv/kryeministri, ministra, deputetè, gjyqtarè, prokurorè, mjekè, infermiere,,,,po po deri edhe pastrueset,,,tè gjithè kandidatè pèr çmimin NOBEL. Tè presèm edhe ca, deri tu vijè radha inceneratorève apo PPP ve,,dhe do shohèm spektakèl nè kètè republikèn tonè tè hajdutève. Europa, bota e civilizuar, èshtè nè garè pèr tè thithur investime tè huaja. Kryeministri shqiptar, èshtè nè garè me Ruandèn, kush do ngrejè mè shumè kampe refugjatèsh dhe muxhahidinèsh. Aq e pèshtirè èshtè kjo, saqè as drejtèsia italiane nuk do tè shohè reputacionin e Italisè, tè pèrzierè nè kètè tymnajè satrapèsh karagjozè. SPAK,,,èshtè shpresa e vetma pèr shqiptarèt.
Përgjigjuaq shume banane paske ngrene sa te jane neveritur edhe smuthit tani qe po e shikon si vene keto punet e pergjimeve te hygjymetit lere saliun se ai nuk eshte me nongrata por i pandehur as ne ruanda nuk e merr kush per koke lope
O SPAKU PO NE FIER KUR DO VINI QE KRIMI ESHTE ULUR KEMKRYQ ME BASHKI E DREQIN ME TE BIR,PO SKENI INFORMACION PYSNI NJERZIT SE I DINI TE GJITHE KRIMINELET E FIERIT PO JU INFORMACIONIN E KENI NDAJ DHE NE FIERAKET E MBETUR PO JU PRESIM ME PADURIM TE ZBARKONI NE FIER
Përgjigjuvetem Akil Pano edhe Zejdi Bardhoshi nuk paskan fol ne SkyECC. qe te gjith te korruptum me pedagog me mjek me pediater me gjykatsa me prokur me polic me deputet me edukatore ne cerdhe me gazetar edhe roja objektit do 1 mij lekshin te ben si i veshtire ste le me u parku. Welcome to Albanistan.
PërgjigjuHé mo Tançe té doli Emri edhe ty si EKSPONENT i KRIMIT dhe GAZETAR që shisje dhe blije tek KRIMI INFORMACIONE SEKRETE të POLICISË dhe PROKURORISË !!!! PLUS që i fusje në LOJË PROKURORINË në SHÊRBIM të KRIMINELÉVE ALLA Ervis Martinaj , të Cilit i thurje edhe ELOZHE për KRIMET qè KRYENTE , duke e ngritur në QIELL !!! Edhe PSE KRRIMINELI dhe KILLERI Ervis Martinaj kishte VRARÈ mbi 100 DJEMË NËNASH SHQIPTARË , biles kishte veshur me të ZEZA më SHUMË NËNA SHQIPTARE , sesa kishin veshur ÇETNIKËT e SERBISË ARMIKE dhe ASFALISË së GREQISË !!!! Jep LLOGARI në SPAK O Tan Hoxha i ZI , sepse të erdhi dita e GJYKJMIT , O DITË ZI !!!
PërgjigjuBravo SPAK+GJKKO.Kryetari Altin Dumani duhej më parë që në 1992. Tashmë që po bëhet DREJTËSIA E RE,SHPIF SALIU NGA PENXHERJA. -Saliu në orën 14,00 deklaroi për GAZETARIN ARTAN HOXHA SE ËSHTË KRIMINEL,NDËRSA HOXHA U ARRESTUA 17,00. A mos është hakmarrje për 21 janarin që A.Hoxha e nxori zbuluar kriminelin Sali.? -Pse shtyhet dosja e 21 janarit,kur ka proceduarë GJL & AJO ND/KOMBËTARE.? Urdhërin për vrasje e ka dhënë Sb DV..nëpërmjet Lulit-N.Prendit që thot..ËSHTË URDHËR NGA LARTË..?? Kush është AI..LARTË PËRVEÇ TIRANIT SALEH.??
PërgjigjuJa edhe KY që i dinte të gjitha vrasjet ,dhe kur e kuptoi që e kishin pikasur u ATASHUA ke NISH TELLALLI darkë për darkë kundër DIKTATURES se RAMES
Përgjigjucfare gjyqtaresh jane keta,,,keta duhen varur bashke me klientet e tyre...
PërgjigjuArtan hoxha te erdhi ditaaa
PërgjigjuSa e forte, Pajtimja, doli te Fiksi, u dorehoq nga vettingu edhe mezi ra ne rrjetr
PërgjigjuFutni brenda mos peysni shum se Vetem keshtu pastrohet llumi
PërgjigjuNe elbasan duhet te iki te gjith duke filluar nga prokuria deri te gjykata se jane ndyrsira njeres aq me pak kan mare shum super forc dhe roja te dere ben fortin dhe sekretaret dhe keto qe punojne ne te dy sektoret si ne prokurori dhe ne gjykat dhe ai i dhomes avokatis qe genjej dhe mashtrojne popullin e thjesh te .
PërgjigjuNuk eshte zihni shahu ai gjyqtari. Ajo foto tregon qe ka qene ne vetting ne kpk. Nderkohe zihniu ka dhene doreheqje. Nderroni foton.
PërgjigjuPa merak se e ka njoftuat ilir proda suelin qe ka kontrolle e ka arrit te iki nga vendi ku fshehet me sakt nuk fshihet por qendron se i gjith elbasani edi qe sueli leviz lirshem brenda tregut agro ushqimor me ja 30 veta te armatos si me qen ne afrik pa i ber pershtypje shtetit ,shtet i qelbur tju vi turp qe e keni katandis kete vend me kete gjendje armiq e popullit jeni
PërgjigjuSuelin e keni në Vlorë tek Kompleksi Oslo, aty vin vërdallë gjithë ditën me nja 30 veta të armatosur.
Shum e vertet ! E di i gjith qyteti vetem kto nuk e gjejn dot