Guardia di Financa ka bërë publike skemën si vepronte grupi shqiptar që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa bazat logjistike i kishte të vendosura në Italinë Qendrore dhe Veriore. Mësohet se ky grup ka importuar nga Amerika Latine në Itali të paktën 2.340 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë tregu afërsisht 200.000.000 euro.
Në skemën që ka bërë publike Guardia Di Financa drejtuesi dhe organizatori janë shqiptarë. Shtetas shqiptarë janë dhe përgjegjësit e bazave logjistike në Itali.
Grupi mportonte drogë nga Amerika Latine në Europë përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave. Më pas sillej në Itali me mjete të rënda përmes Spanjës e Holandës. Ndërsa grupi italo kinez bënte pastrimin e miliona eurove.
Foto: Konferenca për shtyp e Guardia di Finanza, foto Gabriele Strada
Lajmi kryesor:
Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)
S.G/ReportTv.al