Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)

25 Shtator, 12:36| Përditesimi: 25 Shtator, 23:13

  • Share

ITALI- Një grup i strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të BE-se, kryesisht Italisë është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të ndërmarrë sot (25 shtator) njëkohësisht në 4 shtete.

Grupi kriminal e ushtronte aktivitetin në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër, ku dhe u shtri operacioni në bashkëpunim me Eurojust, Europol. Prokuroria italiane e Brescia-s njoftoi se ishin lëshuar në total 61 urdhëra arresti. Mësohet se të paktën 43 shqiptarë janë arrestuar në Itali Ndërsa në Durrës SPAK arrestoi dy pjestarë të tjerë të grupit, Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku. 

Gjatë hetimit, i cili ka zgjatur 4 vjet, janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro.

Sipas autoriteteve të Guardia di Financa e Brescia grupi kriminal kishte bazën në Shqipëri dhe degët në Itali. Droga importohej nga Amerika Latine në Europë përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave. Më pas sillej në Itali me mjete të rënda përmes Spanjës e Holandës.

Organizata kishte 5 baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga. Bazat ishin vendosur midis Brescia, Romano di Lombardia dhe Palazzolo sull'Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë qendrore-veriore si Varese dhe Piza.  

Të ardhurat nga shitja e drogës i kalonin një organizate paralele italo-kineze e cila ofronte një lloj shërbimi të fshehtë bankar për transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit. Një shtetas kinez me banim në Brescia merrej me procesin e pastrimit të parave, përmes një sistemi kompleks, faturash false, vlera e të cilave shkonte në 375 milionë euro.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro, informoi sot SPAK.

Ndërkohë në Shqipëri gjatë operacionit të sotëm, vec arrestimit të Malokut dhe Kaçorrit u kontrolluan 21 banesa dhe ambjente të tjera, kryesisht në zonën e Manzës, pranë Durrësit si dhe u sekuestruan “30 mijë Euro, 6 mijë Paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale

Aktiviteti ne Sky ECC
Nga hetimet e deritanishme mësohet se aktiviteti kriminal dhe narkotrafiku kryhej nëpërmjet platformave të koduara në Sky ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale,” thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

Mes të arrestuarve përfaqësuesi i Sacra Corona Unita 
Gjithsej 135 persona janë nën hetim si pjesë e hetimit nga Guardia di Finanza e Brescia-s. Ndërsa mes 61 të arrestuarve është edhe përfaqësuesi i Sacra Corona Unita të Brindisit Vincenzo Bruno dhe arkëtari i klanit të cilit iu sekuestruan gati një milion euro cash. Ata ishin në kontakt me drejtuesit e grupit që jetonin në Shqipëri.

“Dy grupe të ndryshme dolën dhe u bashkuan: një grup italo-kinez dhe një shqiptar. Ky i fundit menaxhonte drogën dhe i pari pastronte paratë”, shpjegoi komandanti provincial i Brescias i Guardia di Finanza Francesco Maceroni në konferencën për median. 

Më herët, gjatë hetimeve, ishin arrestuar dhe 21 anëtarë të tjerë të grupit, si dhe ishin sekuestruar 2.5 milionë euro cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 ​​kg drogë, e cila nëse do të hidhej në treg, mund të kishte sjellë një fitim rreth 30 milionë euro, raporton "Il Giornale di Brescia".

Ora 20:40
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ 17 urdhërarreste për shqiptarë, 2 u arrestuan në Durrës! Kontrollohen banesat e të afërmve! Sekuestrohen 60 mln euro asete

1727297731_1727279545dddd7.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar për të goditur një grup të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe Italisë. Mësohet se janë 61 persona të arrestuar në Itali. Nga urdhërarrestet e firmosura janë 17 shtetas shqiptarë rezidentë në Itali.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ,me kërkesë të SPAK ka firmosur leje për 21 kontrolle banesash ku jetojnë të afërm të 17 shqiptarëve që janë rezidentë në Itali dhe për të cilët u është firmosur urdhërarresti. Këta shtetas rezulton se jetonin iknin dhe vinin në Shqipëri, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi. 

Gjatë kontrolleve janë arrestuar në Durrës  Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku, 2 nga 17 shqiptarët. Të tjerë dyshohen se janë në Itali, Poloni, tre rezultojnë në burg në Spanjë, pasi kanë qenë rezidentë në këto shtete. Operacini ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit paralelisht në 4 shtete, Itali, Poloni, Shqipër, e Zvicër.

Ndërkohë gjatë operacionit janë vendosur në sekuestro preventive 60 mln euro asete.

Ora 20:31
SKEMA/ Si funksiononte grupi shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika Latine! Importuan në Itali 2 340 kg drogë me vlerë tregu 200 milionë euro

Guardia di Financa ka bërë publike skemën si vepronte grupi shqiptar që merrej me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa bazat logjistike i kishte të vendosura në Italinë Qendrore dhe Veriore. Mësohet se ky grup ka importuar nga Amerika Latine në Itali të paktën 2.340 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë tregu afërsisht 200.000.000 euro.

Në skemën që ka bërë publike Guardia Di Financa drejtuesi dhe organizatori janë shqiptarë. Shtetas shqiptarë janë dhe përgjegjësit e bazave logjistike në Itali.

Grupi mportonte drogë nga Amerika Latine në Europë përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave. Më pas sillej në Itali me mjete të rënda përmes Spanjës e Holandës. Ndërsa grupi italo kinez bënte pastrimin e miliona eurove. 

1727289349_grupiidroges.jpg

1727289369_grupiidroges.jpg

1727289321_grupiidroges.jpg

1727289433_grupiidroges.jpg

Foto: Konferenca për shtyp e Guardia di Finanza, foto Gabriele Strada

Ora 18:03
VIDEO/ Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Policia gjen valixhen dhe 2 çantat deng me euro! Sekuestrohen 2.5 mln € cash

 

Publikohen pamjet e operacionit të ndërmarrë njëkohësisht në 4 shtete kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, kryesisht Itali.

Nga video duken dy çanta dhe njw valixhe mbushur plot e përplot, deng me euro të cilat janë vendosur në pako me vakum dhe më pas janë futur në çanta. 

Gjatë hetimeve u arrestuan në  flagrancë 21 persona që i përkasin grupit dhe u sekuestruan rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 ​​kg drogë të cilat, nëse do të hidheshin në treg, mund të kishin dhënë rreth 30 milionë euro.

Ora 17:23
Operacioni ndërkombëtar antidrogë/ SPAK: Në Shqipëri u kontrolluan 21 banesa, arrestohen dy pjesëtarë të grupit (EMRAT)

1727086483_spak.JPG

SPAK përcjell informacion zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar të ndërmarrë në disa shtete njëkohësisht, përfshi dhe Shqipërinë për të goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtron aktivitetin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.

Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Mësohet se sot në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 25.09.2024, në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zviceriane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer një operacion të përbashkët në kuadër të hetimeve për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe “Mashtrimi në investime në shuma të mëdha”.

Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.

Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Sot, më datë 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë, janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit me iniciale J.K. dhe A.M. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

Ora 15:43
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë

Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria.

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se SPAK ditën e sotme po ushtron kontrolle në Manzë, në Durrës.

Në aksion janë forca të njësisë speciale të ardhur nga Tirana, ndërsa janë vënë në mbështetje të tyre edhe 20 efektivë të policisë së Durrësit.

Deri më tani nuk ka të dhëna për rezultate.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 26/09/2024 00:28

    Me teknologjin si ka shteti dhe policija, kote si lodhen tan ne burge

    Përgjigju
  • Fanci: 25/09/2024 22:59

    E mire ja mos na bie euro pak tani. Cfar thot Doktorrr Proffessorrr Gentius Seikots?

    Përgjigju
  • Pipinua: 25/09/2024 21:37

    Keta pipinot edhe muabete rruge te jene i bejne fakt te kryer por prb eshte se vendi jone nuk meret fare me ceshtjen qe ti rishikoje provat apo faktet po nese italia ben kerkese per arrestim te nesermen keta tanet e kane derguar pakete qytetarin ka apo ska faj

    Përgjigju
    • E verteta: 26/09/2024 01:15

      Gf dhe Carab po te kapen dije se te kane mberthyer mire me prova keshtu qe mos ja fut kot. Keto euro te droges qe Rama i amnistoi sipas menyres te tij kriminale po shkaterojne biznesin e ndershem dhe shtresen e mesme.

  • Toni Doshi: 25/09/2024 21:09

    Genjejn, Ka qen per perdorim personal:) Tomka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?