Publikohen pamjet e operacionit të ndërmarrë njëkohësisht në 4 shtete kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, kryesisht Itali.
Nga video duken dy çanta dhe njw valixhe mbushur plot e përplot, deng me euro të cilat janë vendosur në pako me vakum dhe më pas janë futur në çanta.
Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 21 persona që i përkasin grupit dhe u sekuestruan rreth 2 milionë euro e gjysmë cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 kg drogë të cilat, nëse do të hidheshin në treg, mund të kishin dhënë rreth 30 milionë euro.
Lajmi kryesor:
Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)
S.G/ReportTv.al