"S'kemi kontaktuar trajner tjetër për të zëvendësuar Reja-n!' Duka për përjashtimin nga kampionati të vajzave në Shkodër: S'jam hakmarrës

13 Tetor 2022, 15:13| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 16:01

  • Share

Disfatat e kombëtares në Conferencë League, që e bënë të mos arrinte objektivin, kanë nxitur tifozët të kërkojnë largimin e trajnerit Edy Reja. Pas ndeshjes me Islandën dukej thjeshtë çështje kohe ikja e italianit, por ende sot e kësaj dite ka shumë pikëpyetje rreth kësaj çështje. Këtë të enjte nga Shkodra presidenti i FSHF-së Armand Duka pyetjes nëse koha e Rejës ka përfunduar iu përgjigj kështu:

“Ç’është kjo a do largohet trajneri? Ai ka një kontratë deri në fund të nëntorit dhe do ta respektojmë atë kontratë. Padyshim që do ulemi të bisedojmë me të për të parë nëse do kemi një rinovim apo jo për edicionin e ardhshëm. Është një burrë 77 vjeç e 2-3 ditë dhe ka arsyen dhe logjikën e plotë për të analizuar nëse duhet apo jo ta vazhdojmë kontratën,”-u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.

Duka ishte në Shkodër për ti shprehur mbështetjen ekipit të vajzave të Vllaznisë që janë kualifikuar në Champions League, por nuk i shpëtoi dot pyetjes për ekipin e Murlanit. Vajzat e kësaj skuadre nuk luajnë dot në kampionat pasi u përjashtuan në mënyrë të papritur, me preteksin se i takon të luajë në garën rajonale. Drejtori i ekipit Kujtim Shaba pretendon se kjo është një hakmarrje e Dukës për votën kundër në zgjedhjet për president.

“Nuk ndodh që ti mbyllet dera askujt dhe nuk ka shans kush të mbylli derën për asnjë ekip. Pastaj nëse ka ndonjë ekip vajzash shkodrane që kanë emër tjetër për këtë nuk kam asnjë lloj informacioni,”-tha Armand Duka, president i FSHF-së.

Për shkak se u përjashtuan vajzat e Murlanit këtë vit janë rregjistruar si ekip i Kukësit, ndërsa Atletik Klub Shkodra si përfaqësuese e Laçit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?