Fatjon Muhameti

Sport

Skënder Gega u dorëhoq, mësohet kush do e drejtojë Partizanin

24 Korrik, 09:21| Përditesimi: 24 Korrik, 12:15

  • Share

Partizani mori një goditje të papritur të mërkurën, me trajnerin Skënder Gega që dha dorëheqjen vetëm katër muaj pas rikthimit në ekip. Eliminimi nga turi i parë kualifikues i Conference League dhe emrat e rinj që kishte në ekip duket se nuk e kanë bindur trajnerin për të vazhduar me projektin e kuq, duke paraqitur dorëheqjen.

Tanimë të kuqtë kanë mbetur pa trajner dhe pritet që deri në emërimin e teknikut të ri, ekipi të drejtohet nga Fatjon Muhameti. 42-vjeçari nuk është i panjohur në shtëpinë e "Demave", pasi më herët ka qenë trajner i ekipeve U-17 dhe U-19 të Partizanit. Gjithashtu, Muhameti ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Kombëtares.

Fatjon Muhameti

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 25/07/2025 06:54

    D.M.Th. ti po e braktis Partizanin??!! Perse nuk e provon edhe njehere? Kaq shpejt u dorezove perpara nje humbjeje. Ne jete ka humbje dhe fitore. Nga humbjet mesojme gabimet qe nuk duhen perseritur, nga fitoret mesojme te shohim tek pragu i deres per ndeshjen qe vjen pas. Kur humbjet dhe fitoret perllogariten dhe raporti anon nga humbjet, cfare prisni ju deejtues te FSHF, nga ne "tifozat e futbollit"?? Post Scriptum: Per trainer, une personalisht preferoja Fergusson. Dhe te ekzekutosh stervitjen dhe disiplinen e ekipit do te thote qe ne fushen e futbollit ti mendon vetem per ndeshjen e rradhes se aktualen " e di qe e kam te fituar". Por..me largimin e Fergusson nga MUNCH ne 2013, ne te gjithe tifozat e futbollit te bukur, pasionant, me teknike dhe strategji filluam te chant ne shkallet e stadiumit : -" UNFORGIVEN I METALLICA -" UNFORGIVEN II -"UNFORGIVEN III Dhe presim se shpejti UNFORGIVEN IV -

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?