Skuadra turke e ndërtimit të anijeve turistike në Vlorë, inxhinieri: Pagesat janë të mira, fitoj më shumë se në Turqi

6 Dhjetor 2023, 15:40| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 15:51

  • Share

Nga Marmarisi i Turqisë janë shpërngulur 5 vite më parë për të jetuar ne Vlore.

Skuadra turke e ndërtimit te anijeve turistike është punësuar pranë një biznesi privat dhe punon për ndërtimin e anijeve të vogla që përdoren për peshkim dhe turizëm.

‘Punojmë për ndërtimin e jahteve, anijeve turistike. Pagesat janë të mira, fitoj pak më shumë se në Turqi. Kam ardhur para 5 vitesh dhe jetoj në Vlorë bashkë me familjen.’- tha Kamil Kocer, inxhinier zbatues.

Aktualisht po ndërtojnë anije të vogël turistike, destinuar për të lundruar në ujërat shqiptare.

“Aktualisht po punojmë për një anije 20 metra të gjatë. Kemi marrë projektin dhe po e zbatojmë. Unë kam ardhur që në vitin 2019 dhe kemi bërë dy anije peshkimi dhe një tjetër anije turistike. Po kështu me dhjetëra riparime me te vogla. Shpresoj të marrim sa më shumë projekte se Vlora na pëlqen shumë”.- Xhemal Kose, punëtor montimi.

“Unë kam ardhur para një muaji dhe po përshtatem gradualisht. Atje ku jetoja është bregdet dhe këtu gjithashtu. Nëse do ketë punë them se do qëndroj për të jetuar në Vlorë bashkë me familjen”.- tha Mevlut Keskin, brigadier.

Kantieri privat i ndërtimit dhe riparimit të anijeve te vogla është vendosur në Triport dhe numëron 13 punëtorë, ku 6 prej tyre janë turq.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?