S’mjafton ndërhyrja nga ajri, aktivizohen vatra të tjera zjarri në pyllin e Pishporos! Banorët në alarm u tremben flakëve se mos u digjen arat

2 Tetor 2023, 14:43| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 21:09

  • Share

Ndërhyrja me dy avionë nga ajri mendohej se do të shuante zjarrin në masivin pyjor të Pishporosë dhe Darëzezës në Fier, por siç duket kjo nuk ka mjaftuar për neutralizimin e flakëve.

Edhe pas ndërhyrjeve me avionët Kanadair, vatra të shumta të zjarrit janë riaktivizuar duke dalë herë pas herë jashtë kontrollit.

Tre vatra të reja janë riaktivizuar në Radostinë- Vadhize, Kallm dhe Sheq i Madh në Fier, duke vënë në alert zjarrfikësit.

Ndërkohë zjarri ka përfshirë dhe pyllin me pisha të buta, teksa pas inspektimit teknik do të rifillojë sërish ndërhyrja nga ajri.

Dita e sotme ka alarmuar edhe banorët e zonës të cilët kanë filluar korrjet e të mbjellave kryesisht me misër, pasi u tremben flakët.


Lajmi kryesor:

Fier/ Masivi pyjor Pishporo-Darëzezë 7 ditë 'nën pushtetin' e flakëve, 2 avionë 'Canadair' nga Greqia në aksion për të shuar zjarret


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?