Politikë

SMS te telefoni i Ramës/ Berisha zbulon deputetin PD të lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani: Na paska qenë në një zyrë me Gaz Bardhin (VIDEO)

12 Shkurt, 17:57| Përditesimi: 12 Shkurt, 21:27

  • Share

TIRANE- Kryeministri Edi Rama duke lexuar sot para deputetëve të PS tekstin e një mesazhi të një personi brenda sistemit të drejtësisë, ka nxjerr një prej anëve të errëta të bashkëpunimit të gjyqtarëve të GJKKO me eksponentë të partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së,Sali Berisha zbuloi padashur emrin e deputetit demokrat të lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani që firmosi arrestin me burg për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

 "Tha Rama se prokurori na paska qenë në një zyrë me Gaz Bardhin" tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

 Çfarë deklaroi Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Ky gjyqtar (Erion Bani) e ka nisur karrierën si koleg zyre me X, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë, kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO. Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.

I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Auris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës.

Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me 'Toyota Yaris', vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Ndërkohë në masën 'arrest shtëpie' po hetohet bashkëshorjta e tij Ajola Xoxa, e detyrim me paraqitje 6 biznesmenë.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. Ajola Xoxa u kthye brenda ditës nga një udhëtim në Itali, për të zbatuar masën e arrestit shtëpiak. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se partia e tij nuk do të heshtë përballë atyre që I quajti shkelje flagrante të standarteve, mbrojtja e të cilave tha ai do të jetë në qendër të mandatit të ardhshëm, në rast të fitores së zgjedhjeve. Sipas tij ka shenja të qartë të një republike prokurorësh të cilat tha ai, duhen frenuar.

Ora 18:34
Berisha: Sa të vij në pushtet, do të ndalohet me ligj veprimtaria e Sorosit në Shqipëri

1739382141_aaa.JPG

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se fondacionet e Sorosit do të ndalohen me ligj pasi përbëjnë rrezik për Shqipërinë.

Ai foli për nevojën e “desorosizimit” të Shqipërisë, që sipas tij do të bëhet me ligj.

"Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri, si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do garantohet se kurrë qoftë dhe në referendum, nuk do mundet kush kurrë të luajë me familjen, me prindin, me gjininë, përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra.

Është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat, për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit se është e falsifikuar, ndërkohë që sipas tij, Belinda Balluku është pa diplomë.

‘Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit, i cili ka dal me rezultate maksimale në shkollën që ka qenë në Neë York. Ku është halli i diplomës? Është Lubia se e paskan hedh në gjyq se ka diplomë fallco. Ajo s’ka diplomë, e ka falsifikuar edhe thonë këta tani që edhe Belindi e ka falsifikuar’, tha ai.

Teksa u ndal tek arrestimi i Erion Veliajt, Berisha tha se ky arrestim ishte paralajmëruar nga Arben Ahmetaj. 

'Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët. Gjithë ky skenar është i tëri në kurriz të shqiptarëve, qytetarët nuk ekzistojnë për Ramën', tha ai. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • QytetariX: 12/02/2025 20:43

    ​​I ❤ SPAK

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 12/02/2025 20:35

    E kujt ia ndjen se çthotë truri yt Ti i bëre dy sheikë në shtëpi duke vjedh e plaçkitur Shqipërinë…Haram për brezat që ke e do të vinë Mos i gëzofshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?