Kryeministri Edi Rama duke lexuar sot (12 shkurt) para deputetëve të PS tekstin e një mesazhi të një personi brenda sistemit të drejtësisë, ka nxjerr një prej anëve të errëta të bashkëpunimit të gjyqtarëve të GJKKO me eksponentë të Partisë Demokratike.
Rama lexoi sms: “Ky gjyqtar (Erion Bani, shen.red) e ka nisur karrierën si koleg zyre me X, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë, kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO. Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.
I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Auris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga EncroChati në Parlament, i ndaluar për të t’u përhapur dhe publikuar”.
Në fakt sipas denoncimit të bërë tek Rama bëhet fjalë për deputetin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhin. Ky i fundit sipas shkruesit të mesazhit ka qenë koleg zyre me Banin në kohën kur Eduard Halimi ishte ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisë “Berisha”. Sipas pretendimit të shkruesit të mesazhit, edhe dosja Toyota Auris nga gjyqtari i GJKKO ka kaluar në duart e Gazmend Bardhit, i cili më vonë ia ka përcjellë kreut të PD, Sali Berisha.
Prej shumë ditësh, qoftë përpara selisë së SPAK qoftë edhe në parlament, Berisha lexon sms enchrochat që janë të përfshira në një dosje që me vendim gjykate është cilësuar sekrete dhe nuk është lejuar për publikim./Tema
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Po sikur drejtësia ishte perfekte, cne qe tani doli me kaq probleme? Ishte Saliu ai qe merrej me gjyqtare e spak apo e kam gabim?
PërgjigjuFakti qe po perpeliten kaq shume, zbrazen gjithe bashkine ne rruge, po sulmojne prokurorin dhe gjykatesin duke angazhuar nje redaksi te tere, tregojne qe jane vertete ne hall por nga ana tjeter edhe me te rrezikshem