Politikë

‘S’mund të vendosësh çmime marramendëse thjesht se je në Ksamil', Rama: Të ndiqet shembulli i Himarës dhe Lezhës (VIDEO)

4 Shtator, 12:56| Përditesimi: 4 Shtator, 14:18

  • Share

Kryeministri Edi Rama mori shembullin e bashkisë së Himarës dhe Lezhës për menaxhimin e plazheve, duke kërkuar që një gjë e tillë të ndiqet edhe në zonat e tjera. Kreu i qeverisë u ndal te Ksamili ku tha se çmimet marramendëse nuk mund të vendosen thjesht se ndodhesh në atë zonë, "kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që e rrethon". 

“Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjerë për të vendosur çadra e shezllonge e beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe hedhin ujërat e zeza në det. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shtrihesh në rërë por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë dhe një shërbim të pastër, dhe të këndshëm pa salltanete të mëdha dhe asnjë stres. Plazhe si ai i Durrësit, i Shëngjinit, apo i Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe praktikat më të mira e të rrisin kërkesën për shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhe kanë qenë më të frekuentuar pa qenë e lidhur me përputhjen e cilësisë së shërbimit me kërkesën sepse nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezllong thjesht se je në Ksamil kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që të rrethon.

Nëse vendos një çmim duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo shezllonge ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur. Për këtë është e mundur të shkojnë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij viti me ridimensionin e plazheve publike tregoi se është e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës, më vjen inat që e përmend vazhdimisht, por ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë është eksperiencë që tregon se është e mundshme. E mbështetjes të të gitthë bashkive nga ministria e qeveria duke dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra ka treguar se është e mundshme. Ta rishikojmë dhe përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funksion të qytetarëve dhe jo uzurpatorëve dhe shfrytëzesve të hapësirave që marrin, strategjinë dhe planin tonë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun ku mund të ketë vetëm rënë të ketë shërbim, si ai që ka ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem edhe ajo e Lezhës në një pikë të caktuar.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Ksamili e Dhërmiu plazhe publike, i ‘dhunuan’! 9 mln turistë në 8 muaj! Jo muzikë në plazhe, ridimensionim të beach bar-eve (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?