Aleksandër Kovaçi

‘S’na janë plotësuar ende kërkesat’, Pedagogët paralajmërojnë sërish protestë: Turp që mos të na rritet paga sa rajoni

14 Shkurt 2023, 11:48| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 15:36

  • Share

Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar sërish një protestë më datën 22 shkurt ditën e mërkurë në orën 12 në korpusin e universitetit. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi është shprehur se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, ndërsa shtoi se edhe i kanë shtuar ato.  Pedagogët kanë paralajmëruar se do tu rikthehen sërish nesër protestave, ku kërkojnë rritje page dhe kushte  më të mira për mësimdhënie.

Kovaçi u shpreh se për aq kohë sa në rajon pagat janë shumë të larta për arsimtarët, është e turpshme që të marrin vetëm 15% shtesë në pagë.

“Në vijimësi të përmbushjes së misionit tonë akademik si dhe të zotimit që të gjithë bashkë kemi bërë “për një arsim cilësor dhe në shërbim të shoqërisë”, përgjatë këtyre muajve kemi ndjekur shqyrtimin, nga ana e autoriteteve publike, të kërkesave të peticionit tonë.

Ju informojmë se SPUSH i është drejtuar zyrtarisht dhe publikisht institucioneve përkatëse për trajtimin e kërkesave legjitime të stafeve akademike, ndihmës-akademike dhe administrative, me besimin se këto institucione njohin, vlerësojnë, pra dhe do duhet të mbështesnin organizimet publike dhe vullnetare të stafeve akademike dhe zërin e këtij grupimi intelektual, që më shumë se kushdo tjetër besojnë se një shoqëri demokratike funksionon si e tillë për aq kohë, sa qytetarëve të saj iu mundësohet cilësia e arsimit.

Mungesa apo shkëputja e urave të komunikimit dhe informimit ndërmjet qeverisë dhe profesoratit është shembulli më i keq për të treguar hegjemoninë e makinerisë së pushtetit ndaj grupimeve më genuine të shoqërisë.

Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor dëshmon mungesën e njohjes, por edhe të ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë.

Ditën e mërkurë datën 22 do tubojmë.

Nuk e di për çfarë ministria përveç takimit me datën 22 shtator, s’ka pasur tjetër. Ka ardhur një përgjigje më 14 tetor që kërkesat po shqyrtohet, sot jemi 6 muaj pas dhe s’ka asnjë plotësim të tyre. Ju e keni parë rajonin edhe në raporte sesa janë pagat, ndërsa këtu kishte qysh prej vitit 2004 dhe kujtuan se do pranonim rritje me 15%, por nuk jemi dakord. Është turp që një qeveri në 10 vite nuk rrit pagat.

Kërkesat tona kanë evoluar, por baza e tyre janë kërkesa minimaliste.”- tha Kovaçi. 

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/02/2023 00:12

    Koleget tuaj te rajonit nuk marrin para nen dore,jane ne rregull me deklarimin e taksave dhe te punesimeve shtese dhe pagave,prandaj i meritojne ato rroga qe marrin.

    Përgjigju
  • Loni: 14/02/2023 18:37

    Kush e ka bere pedagog kete shiks ,kete legenin e saiut ,yyyyyy fare tradhtaresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?