Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së dhënies së dhënies së “Medaljes së Artë” për ata që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, ka bërë një batutë me djemtë ekselentë. Ramës i bëri përshtypje që në këtë ceremoni ishte i lartë numri i djemve që kanë marrë fjalën pasi morën medaljen, megjithëse ishin në pakicë krahasuar me vajzat ekselente.
“Po ndodh diçka shumë e veçantë sot. Zakonisht vajzat flasin, djemtë nuk flasin, këtu s’ngeli djalë pa e marrë fjalën. Mbase duke ndjekur falenderimet e posaçme për mamatë janë çuna mami që kanë marrë urdhër nga mami që dil atje dhe fol. Po shumë mirë gjë e mirë është se kështu si jeni katandisur 20% këtu të paktën merrni fjalën që të dukeni më shumë. Komplimente dhe ju jeni krenarë për nënat tuaja por të jeni të sigurt që ato janë edhe më krenare për ju”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha! Ministrja Arsimit: Sfidë, mbajtja e të rinjve në Shqipëri
M.Q.//ReportTv.al