Kronikë

Sokol Ngresi përballet 'dy herë' në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për kallëzimin se fshehu një apartament në Vlorë, gjyqtari: I sajuar, në kontratë s'është firma ime

27 Korrik 2021, 16:21| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 17:28

  • Share

Ka marrë një kthesë të pazakontë, procesi i rivlerësimit të gjyqtarit të apelit në Vlorë Sokol Ngresi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit për herë të parë gjatë aktivitetit të tij që nga krijimi ka vendosur të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit, shtetasin me inicialet F.K..

Ky i fundit i fshehur pas anonimitetit, me atë të një ankese, ngre akuza në lidhje me fshehjen e një apartamenti që pretendohet se është prenotuar nga gjyqtari Ngresi disa kohë më parë.

Ka qenë vetë gjyqtari Ngresi, i cili ka bërë publik emrin e personazhit F.K., duke e konsideruar kontratën të vënë në dispozicon të KPA-së si të falsifikuar. Gjyqtari Ngresi ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se kontrata e premtim-shitjes së apartamentit, nuk ishte firmosur asnjëherë nga ai.

Duke paraqitur në séancë një akt-ekspertimi grafik nga ekspert të policisë shkencore, gjyqtari ka vërtetuar se nënshkrimi nuk është i tij, çka vërteton se edhe denoncuese anonim, mund të ketë falsifikuar kontratën.

Për këtë fakt, gjyqtari kishte depozituar dhe një kallëzim penal në organin e prokurorisë. Në argumentat e tij gjyqtari, Sokol Ngresi, argumentoi se në rast se ai do kishte nënshkruar një kontratë premtim shitje, për një apartament, ai do ta kishte nënshkruar atë përpara noterit publik, pasi në të kundërt ajo do të kishte qenë një cop letër pa vlerë.

Sakaq kolegji, ka kërkuar që të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit shtetasin F.K., anonimiteti i të cilit u zbardh nga vetë gjyqtari, që e konsideroi shtetasin F.K., si të përdorur dhe të shtyrë nga persona që janë ndëshkuar për kundraligjshmëritë e tyre, përgjatë karrierës 20 vjeçare të gjyqtarit Ngresi.

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit F.K. që potencilaisht ka falsifikuar firmën e gjyqtarit, në një kontratë, që më vonë pretendohet si e revokuar nga vetë “demaskuesit”, për të gjithë ata që ndjekin me vëmendje procesin e vetingut, ngrihet me të drejta shqetësimi:

“ A mos vallë vetingu ka ngjallur ndjenjen e shfrenuar të hakmarrjes të të gjithë të pakenaqurit, që me ose pa të drejtë janë ndëshkuar, nga drejtësia e 30 viteve demokraci”?

Procesi i vetingut, si një proces ligjor dhe kushtetues që ngrihet mbi garantimin dhe respektimin e dinjitetit dhe integritetit të subjekteve të rivlerësimit, duke përcaktuar dhe ndjekur standarde ligjore, që vendosin një kufi mes hetimit korrekt dhe të paanshem, duke shmangur për qytetarët çdo perceptim të këtij procesi si një gjueti shtrigash, ku kushdo mund të përbaltë këdo.

 Më 11 dhjetor 2020 shkalla e parë e vetingut, konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Sot 7 muaj më pas kolegji i apelimit po shqyrton kërkesën e komisionerit publik i cili kërkon shkarkimin e tij, mbi argumentat e bëra në një ankesë anonime.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vladimir: 28/07/2021 10:24

    Engjij te rene nga qielli, drejtesia nuk ka njohur, por Sokolin ka qene I afte, dinjitar e serioz

    Përgjigju
    • Artan Haxhi: 09/09/2021 18:26

      E meriton detyren e besuar! Profesional!komunikuesdhe jurist i thelle!

    • Artan Haxhi: 09/09/2021 18:22

      Seriz! Profesionale! Komunikuar ne seance. Pa dyshim vendimmarres i drejte! Kaq di e them. Shembull

    • Luli: 30/08/2021 14:50

      E vertet,,ashtu eshte,shume profesional,

  • Dashi: 27/07/2021 17:20

    Po gjyqtarja KCK e durrsit shpetime pitaku kur do shkarkohet? Eshte tu bo namin ne durres me gjoba dhe te varfrit ato qe kane gjyq me ket gjyqtare

    Përgjigju
  • Loni: 27/07/2021 15:39

    Pak e ka ky Sokoli. Nuk ka lene gjyqtar dhe prokuror ne vl pa u shkruar letra dhe derguar vendimet e tyre. Duhet te shkruajne per te te gjithe gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet e vlores. Ai nje e me dy vetem kallezime penale ben per te gjithe.

    Përgjigju
    • Aasas: 27/07/2021 16:37

      Loni ai ben kallzime dhe del ballaz dmth ka integritet kurse te gjith ata qe shjkruajn anonime vjen nje dit dhe perballen .Ne rastin ne fjal kete Kadenen ky e ka pas mik dhe ka gjasa qe dikush qe luan fijet e ka ditur kete fakt .Kurse Ngresi ka rene ne kurth pasi Kadena nje person kameleon fallsifikator dhe pa shtyll kurizore eshte perdorur gjith kohes nga mafioze .Ngresi eshte djal i zgjuar por duhet ta dije qe njerez te tille duhen mbajtur larg .Po fjete me qenin gdhihesh me pleshta .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?