Politikë

Sondazhi i Piepolit/ 45% e shqiptarëve njohin më shumë premtimet e PS për paga e pensione, i dyti Berisha! Ja shifrat për të vegjlit

17 Prill, 22:18| Përditesimi: 17 Prill, 22:19

  • Share

1744916536_6.png

Tashmë që partitë politike po prezantojnë para qytetarëve ofertat e tyre politike, Instituti Piepoli iu drejtoi këtë pyetje shqiptarëve: Premtimet elektorale mbi rritjen e pensioneve dhe pagave të cilës forcë njihni më mirë?

Në krye qëndron PS e Edi Ramës, ku 45% e shqiptarëve deklarojnë se njohin premtimet e PS për pensionet e pagat, ndërsa në vend të dytë me 34% renditet “Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Për forcat e reja politike, shqiptarët kanë këtë njohje sa i takon programit për pagat e pensionet:

Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" i Adriatik Lapajt ka arritur të tërheqë 9% të opinionit publik, Partia Mundësia e Agron Shehajt renditet e katërta me 5%, ndërsa Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit merr 3%.

Në fund të listës qëndrojnë me nga 1%: Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Dashamir Shehi), Partia Social Demokrate (Tom Doshi), Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha), apo parti të tjera të vogla.

Shifrat tregojnë qartë që PS dhe PD vijojnë të dominojnë diskursin mbi çështjet ekonomike gjatë kësaj fushate elektorale.


Lajmi kryesor:

Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?