Për herë të parë vjen një sondazh për votën e diasporës për zgjedhjet e 2025-ës. Instituti i njohur italian 'Piepoli' publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv rezultatet e prirjes së votës për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Deri në 2% mund të shkojnë edhe Partia Social-Demokrate dhe Nisma Thurje e Lëvizja Bashkë.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
G.K/SI.E./ReportTv.al
