TIRANE- Kur kanë mbetur 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare Instituti i njohur italian i sondazheve Piepoli në bashkëpunim me Report Tv sjellin ekskluzivisht rezultatet e sondazhit të parë paraelektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Rezultatet e sondazhit të parë të Institutit Piepoli që masin pulsin e votuesve në qarqet Tiranë dhe Durrës për zgjedhjet parlamentare u publikuan mbrëmjen e 13 shkurtit në emisionin ‘Frontline’ me Marsela Karapançon.
Për qarkun e Tiranës, Partia Socialiste projektohet 17-19 mandate deputetësh, 44-48%. PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh.
Në lidhje me partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend.
‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.
Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.
Në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë. PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh. Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës.
Suprizë është Partia e Lirisë e cila ka humbur ndjeshëm mbështetje. Ndërsa Partia e Ilir Metës, e cila në 2021 kandidoi si Lëvizja Socialiste për Integrim (shenim: LSI ndryshoi emër në 2022 në PL) mori 2 mandate në Tiranë, nga prirja e votës e analizuar nga instituti Piepoli, në zgjedhjet e 11 majit mund të mos arrijë të marrë asnjë mandat. Në rezultatin e Institutit Piepoli kjo parti është përfshirë në fund tek zëri 'Të tjera" për shkak të mbështetjes së vogël.
Piepoli mati pulsin e zgjedhësve shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Sondazhi i zhvilluar me metodologjinë C.A.T.I. u zhvillua nga 29 janari deri më 6 shkurt 2025. Shtojmë këtu se në sondazh morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora në Itali, zgjedhës në Tiranë dhe Durrës për 11 majin.
Në qarkun e Tiranës u zhvilluan nga instituti Piepoli 400 intervista, në qarkun e Durrësit 350 intervista dhe me qytetarët shqiptarë rezident në Itali janë zhvilluar 300 intervista, gjithsej 1050 me anë të celularit.
Bashkëpunimi i Report Tv me Institutin prestigjioz Piepoli për sondazhet parazgjedhore vijon për të gjashtin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015.
Për herë të parë vjen një sondazh për votën e diasporës për zgjedhjet e 2025-ës. Instituti i njohur italian 'Piepoli' publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv rezultatet e prirjes së votës për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë në Itali. Sipas kalkulimeve të institutit italian, Partia Socialiste projektohet 48-52% të votave të diasporës shqiptare në Itali.
Ndërkohë, PD-ja e renditur forcë e dytë projektohet 30-34%. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ projektohet nga sondazhi 5.5-9.5% të votave të diasporës italiane. Lëvizja e Lapajt është ‘kokë më kokë’ me Partinë Mundësia të Agron Shehajt e cila projektohet me shqiptarët e Italisë, 3.5-7.5%.
Deri në 2% mund të shkojnë edhe Partia Social-Demokrate dhe Nisma Thurje e Lëvizja Bashkë.
Instituti italian Piepoli pasqyroi sonte në Frontline sondazhin paraelektoral për qarkun e Durrësit. Duke marrë në konsideratë vetëm zgjedhësit që jetojnë në qarkun e Durrësit, PS rezulton forcë e parë me 49-53% të votave, llogaritur në mandate 6-8 deputetë.
PD projektohet 37-4%, me 4-6 deputetë. Më e mundshmja për të qenë forcë e tretë është Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 2-6%, pra 0-2 mandate deputetësh.
Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit dhe ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, me nga 1-5% luftojnë për një mandat deputeti në qarkun Durrës. Ndërkohë, duke llogaritur zgjedhësit në Durrës dhe ata zgjedhës në qarkun Durrës që jetojnë në Itali, sondazhi nuk sheh ndryshim për forcën e parë, Partinë Socialiste.
Sa i përket PD-së duke bashkuar dhe votat e diasporës në Itali, ka një rritje me 0.5%, megjithatë marzhi i mandateve është 4-6. Ndryshim me diasporën italiane të Durrësit, ka dhe Partia Mundësia e Shehajt, me 0.5% rritje, duke iu afruar mandatit të deputetit në këtë qark. Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 8 mandate në Durrës, ndërsa PD-ja mori 6.
Mbrëmjen e sotme në Report Tv u publikuan ekskluzivisht rezultatet e sondazhit paraelektoral të Institutit të njohur italian të sondazheve Piepoli për qarkun e Durrësit dhe qarkun e Tiranës.
Sa i përket Tiranës, prirja e votës duke llogaritur vetëm votat e atyre që jetojnë në kryeqytewt, instituti italian nxjerr PS forcë të parë me marzh përqindjeje 44-48%, e përkthyer në mandate, 17-19 deputetë.
PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.
Poshtë tyre përllogaritet Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit me 2.5-6.5%, pra 0-2 deputetë. Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 18 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe aleatët 15.
Komente

italia eshte me ps ,,,hahahah ku mer piopoli ku ,,as pd as ps ,,shqiperia sot ska alternativa ,parti hajdutesh ,para zgjedhjeve jane te gjithe me hallet e popullit,sa marin pushtet ,thone jemi me mire se gjermania,,ne sdo votojme hajdute,,kurre
PërgjigjuPo mo po ju orakullet e koherave moderne. Po Milani sa del mo te pakten te kapi burri me djalin ndonje euro... Un nuk votoj familjarisht. As ja kom shtri doren askujt nga vemjet e politikes. Realisht skam votuar ndonjeher e skam as ndermend kesaj rradhe qe e shpopulloj shqiperine ky. Degjova se Saliu fiton se ka hallin e vet edhe do me sjell Gazen komplet ketu me vendim Usa... edhe ka mbeshtetjen e Trumpit. Edhe keshtu kushdo ta marri ne popullit te thjeshte nuk na hyn gje ne xhep. Sic thote edhe burri im humbi cdo gje ska vlere me asgje as norma as moral asgje. Kuturu u be ky vend. U shkrifshin. Me ps me pd me pl e kudi un cka dal. Un nuk votoj familjarisht.
Diaspora esht pr ps pd do dal dhe me keq se te rejat
Përgjigjuvotoni ps merni 20 eurot qe ju japin ke lagja patronazhistet,,shqiperia me ju do behet zvicer,,rrini ke kafja zgjohuni ne 12 dreke,talluni me ata qe punojne,vetem keshtu mund te behet shqipria