Politikë

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit për zgjedhjet e 11 majit, Në qarkun e Tiranës 'Shqipëria Bëhet' e Lapajt dhe 'Mundësia' e Shehajt luftojnë për 3 mandate

13 Shkurt, 21:07| Përditesimi: 13 Shkurt, 23:52

  • Share

1739477210_sondazhi1.jpg

Mbrëmjen e sotme në Report Tv u publikuan ekskluzivisht rezultatet e sondazhit paraelektoral të Institutit të njohur italian të sondazheve Piepoli për qarkun e Durrësit dhe qarkun e Tiranës.  

Sa i përket Tiranës, prirja e votës duke llogaritur vetëm votat e atyre që jetojnë në kryeqytewt, instituti italian nxjerr PS forcë të parë me marzh përqindjeje 44-48%, e përkthyer në mandate, 17-19 deputetë.

PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Poshtë tyre përllogaritet Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit me 2.5-6.5%, pra 0-2 deputetë. Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 18 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe aleatët 15.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat


G.K/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?