Sipas projeksioneve të Piepolit, Partia Demokratike merr 6 mandatet në qarkun e Shkodrës. Por edhe pse i ruan mandatet nga viti 2021, PD pëson një tkurrje të ndjeshme në përqindje. Sipas sondazhit që sjell ekskluzivisht Report TV në bashkëpunim me institutin Piepoli, koalicioni PD-ASHM merr 42.8% të votave,nga 53.2%.
Shkodranët kanë rritur besimin për Edi Ramën dhe partinë e tij pasi 35.3% e tyre janë shprehur se do të votonin për PS më 11 Maj, krahasuar me 28.1% në 2021. PS siguron katër mandate, një më shumë se katër vite më parë.
E treta renditet PSD e Tom Doshit, edhe pse humb një mandat nga dy që kishte në 2021. Partitë e tjera nuk sigurojnë asnjë mandat. Sipas projeksioneve të Piepolit, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt merr 6.6% të votave, Mundësia e Agron Shehajt siguron 4.9%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit 0.9%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim merr 0.2% ndërsa koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës 0.1%.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit për 11 majin/ PS fiton me 75 mandate, konfirmon rezultatet e 2021-shit! PD me aleatët rënie drastike, 9 deputetë më pak! 10 për Lapajn e Shehajn! Parashikimet në 12 qarqe
SI.E./ReportTv.al
