Partia Socialiste mbetet forca dominuese me 49.4% të votave në qarkun e Fierit, duke ruajtur 9 mandate, njësoj si në 2021 (52.8%). Megjithëse ka një rënie prej 3.4%, PS vijon të mbajë shumicën në këtë qark të madh. Forcë e dytë mbetet koalicioni PD-ASHM, me 31.9% të votave, por Sali Berishës i ‘firon’ edhe një mandat në këtë qark, të cilin ia merr Adriatik Lapaj. Sa i takon votave, Berisha ka një rënie me 12.4% në këtë qark, në të cilin në 2021 mori 44.3% të votave dhe 7 mandate.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, me 10.2% të votave, siguron 1 mandat. Ndërkohë, 5.2% e qytetarëve të qarkut të Fierit do votojnë partinë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt, 1.8% partinë ‘Lëvizja Bashkë’ të Arilnd Qorit, 1% e qytetarëve të qarkut të Fierit do votojnë PSD e Tom Doshit (rritje nga 0.5% në 2021) dhe nga 0.1% të votave marrin ‘Koalicioni Euroatlantik’ i Lulzim Bashës dhe koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ i Alibeajt.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit për 11 majin/ PS fiton me 75 mandate, konfirmon rezultatet e 2021-shit! PD me aleatët rënie drastike, 9 deputetë më pak! 10 për Lapajn e Shehajn! Parashikimet në 12 qarqe
SI.E./ReportTv.al
