Politikë

Sondazhi i Piepolit/ Rritet me 3% besueshmëria për partitë e reja të opozitës, por shqiptarët sërish ‘skeptikë’! 56% thonë se nuk kanë aspak besim

17 Prill, 21:47| Përditesimi: 17 Prill, 21:49

  • Share

1744916518_sondazhiitrete.png

Instituti “Piepoli” dhe Report Tv sjellin sondazhin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.  Për herë të parë në historinë e pluralizmit, partitë e reja sfidojnë dy partitë e mëdha PD dhe PS, duke kërkuar që të zënë vende në Kuvendin që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 majit. Por, sa besim kanë shqiptarët tek partitë e reja të opozitës?

Sipas shifrave të sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli, 26% e qytetarëve shprehen se kanë besim te partitë e reja të opozitës – një rritje prej 3 pikësh përqindjeje krahasuar me rezultatet e një jave më parë, 10 prill.

Por pavarësisht kësaj rritje, shqiptarët duket se janë skeptikë për partitë e reja, pasi 56% deklarojnë se nuk kanë aspak besim, 14% thonë se kanë pak besim. Ndërkohë që 8% thonë se kanë shumë besim, 18% mjaft besim, ndërsa vetëm 4% thonë nuk di të gjykoj.


Lajmi kryesor:

Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ 50% e shqiptarëve i japin Ramës mandatin e katërt! Berisha mbetet forcë e dytë me 37%, por bie besueshmëria! Rritet Lapaj, bie Shehaj


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?