Partitë politike kanë 1 javë tashmë që kanë nisur fushatë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Instituti prestigjioz italian Piepoli dhe Report Tv, kanë sjellin sondazhin e 4 elektoral.
Janë rreth 1200 shqiptarët të cilët janë pyetur lidhur me besimin që kanë te kandidatët për kryeministër, premtimet e partive politike, besueshmërinë për partitë e reja të opozitës, për Berishën dhe kryeministrin Rama, ndërsa është prezantuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’.
I ftuar në emision, kandidati i PS Halit Valteri, teksa komentoi shifrat ku 22% deklarojnë se janë shumë të kënaqur me veprimtarinë e qeverisë Rama, ai tha se këto shifra tregojnë se PS do të shkojë drejt një mandati të 4.
‘Çdo kampion që merret është tregues që plus ose minus disa për qind tregon realitetin. 45 për qind të kënaqur që i dihet një qeverie pas 12 vitesh, tregon që monopoli Berisha, Meta dhe latifi nuk do ta mposhtin kurrë qeverinë Rama. qeveria shkon e sigurt drejt mandatit të 4 dhe kemi një opozitë të dërrmuar dhe e monopolizuar nga dy familje të korruptuara të vendit tonë’, tha ai.
Ai komentoi edhe rënien e besueshmërisë së shqiptarëve ndaj Berishës. Valteri tha se Berisha duhet që të ishte i bashkuar me paritë e reja në këto zgjedhje dhe jo ti sulmonte.
‘Berisha duhet që të bënte çmos që partitë kundër qeverisë të ishin bashkë dhe ai tha se të tjerët janë paterica të Ramës. Sot çdo njeri mund të garojë ku të dojë dhe për kë subjekt të dojë dhe ky sistem i jep të drejtën që ata që janë në listë të hapur të vlerësohen nga populli. Ata që janë në listë të hapur dhe kërkojnë vota në emër të familjes së tyre, sa vota do marr aq vlerësohet si politikan’, tha ai.
Ndërkohë, kandidati i PD, Aulon Kalaja, teksa u ndal tek fushata e partive e konsideroi si atë si normale.
‘Fushata ka qenë normale, Rama ka ofruar pasaportën europiane dhe ia e ka ofruar që ata të ngelin në Shqipëri të ikin dhe do ti largojë me pasaportën europiane. PD e ka hapur fushatën në 11 prill, ka folur Chris LaCivita që do të thotë që është strateg që solli Trump në fuqi, ka qenë truri i fushatës në SHBA. Unë them se edhe për Berishën do të ketë zhvillime nga SHBA. Ata që janë shprehur shumë i besueshëm Berisha janë militantët të PD’, tha ai.
Partitë e reja, ai i konsiderojë si paterica të kryeministrit Edi Rama.
‘Janë parti paterica të Ramës dhe financimet si dihet se nga i kanë marr, jam skeptik me disa parti. Këto partitë e reja, disa janë më të vjetra se vet partitë e vjetra’, tha ai.
Një koment për partitë e reja e pati edhe kandidati i Koalicioni Aleanca Euroatlantike, Shemsi Prençi. Ai tha se partitë e reja luftojnë për të marr edhe një votë më shumë, pasi kjo mund ti ndihmojë për një mandat.
‘Secili kërkon vota në emrin e vet. Ndryshe nga kandidat e PS dhe PD që mbledhin vota po e dinë pa u mbush shporta e asaj 12 në Tiranë nuk përfiton asnjë. Prandaj kanë probleme dy partitë e mëdha një pjesë janë të qetë sepse janë të sigurt, ndërsa unë luftojë edhe për një votë sepse më shtohet vota dhe jam i bindur se do t’ja dal', tha ai.
Për Rezart Kthupin, kandidatin e ‘Lëvizja Djathtas 1912’ qytetarët kanë filluar që të ndikohen nga ajo që po thuhet në fushatë nga partitë.
‘Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Në një javë që është bërë sondazhi s’ka pasur ndonjë zhvillim të madh. Njerëzit po fillojnë që të ndikohen nga ajo që po thuhet në fushatë elektorale’, tha ai.
I pyetur se kush është më i besueshëm për kandidatë për kryeministër Rama apo Berisha, ku sipas sondazhit të Piepolit, 45% e shqiptarëve kanë besim te Rama, 34% besojnë Berishën, ai tha se do donte një të kishim një kandidatë tjetër të 3.
‘Ti ke një model krahasues, kur ata të dyve kanë një rënie në për qindje, Rama ka qenë 46 në sondazhin e kaluar dhe është sot 45 dhe Berisha ka rënie do të thotë se publiku po krijon një imazh të ndryshëm nga këta kandidatë për kryeministër dhe unë do doja një të tretë që s’është asnjë nga këta të dy’, tha ai.
Ndërsa për gazetarin Poli Hoxha, Berisha nuk mund të jetë kryeministër i vendit. Teksa u ndal tek premtimet e tij, ai tha kishte mundësi që ti realizonte kur ka qenë në qeverisje.
‘Duke parë këto shifra për besueshmërinë e ulët të Berishës, ai s’mund të jetë një kryeministër i ardhshëm. Berisha tani po merret me premtime dhe i ka pasur në dorë këto për ti bërë kur ka qenë pushtet’, tha ai.
Ndërkohë, Livio Gigliuto, president i Piepoli dha më tepër detaje lidhur me kampionimin, numrin e të intervistuarve dhe gjininë e tyre.
'Këtë herë kemi shtuar kampionin më shumë se 1200 vetë dhe janë në përpjestim me popullsinë shqiptare që janë 49 burra dhe 51 gra dhe sipas qarqeve. Intervistat janë bërë me telefon nga 10 deri 15 prill. Më shumë intervista do të thotë një marzh gabimi më i vogël. 2.8 për qind është këtë herë. Kemi intervistuar vetëm popullsia me vendbanim në Shqipëri', tha ai.
Komente
