Sondazhi i Report Tv

Politikë

Sondazhi i Report Tv për Tiranën/ Nëse zgjedhjet do bëheshin sot PS shumicë me 50.3%, partitë e reja më të preferuara nga shqiptarët e emigracionit

30 Tetor 2024, 21:15| Përditesimi: 30 Tetor 2024, 22:45

  • Share

1730319433_tabela1.JPG

Në sondazhin e fundit të kryer nga Eduard Zaloshnja dhe Report Tv qytetarët e qarkut Tiranë por edhe ata në emigracion treguan se për kë do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot. 50.3% të tyre do ja jepnin votën Partisë Socialiste, 31,8% Partisë Demokratike, 2.9% partive të tjera të vjetra, ndërsa 15% partive të reja.

Për ata që jetojnë në Shqipëri do votonin 48.5% Partinë Socialiste, 33.7% Partinë Demokratike, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 14.2% parti të reja.

Sa i përket atyre që jetojnë në emigracion rezultati për PS do ishte më i thellë me 54.5%, PD do zbriste me 27.4% PD-në, 1.3% parti të tjera të vjetra dhe 16.9% parti të reja.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet 2025/ Sondazhi në 'Repolitix' për qarkun e Tiranës: PS afër 19 mandateve, PD merr vetëm 12 mandatet e listës së mbyllur, për partitë e reja 5-6 mandate


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?