Tirane- Në pritje të datës së zgjedhjeve të pranverës së 2025, sondazhet tregojnë se në garën elektorale parlamentare, Partia Socialiste do të arrijë të mbajë epërsinë në qarkun më të madh të vendit, atë të Tiranës.
Në sondazhin e publikuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, PS jo vetëm fiton, por thellon fitoren ndaj kundërshtarëve demokratë me të paktën 1 mandat, krahasuar me 2021 kur u mbajtën për herë të fundit zgjedhjet parlamentare.
Kështu, të pyetur se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e 2025, 50.3% e zgjedhësve të qarkut Tiranë do të votonin PS 31.8% Partinë Demokratike, ndërsa një përqindje të konsiderueshme marrin edhe partitë e reja, 15% të tyre.
Të përkthyera në mandate, PS do të merrte deri në 19 mandate, krahasuar me 18 të tilla në 2021, ndërsa PD nga 15 në zgjedhjet e 2021, maksimumi 12 të tilla.
Surpriza janë sërish partitë e reja, që mund të marrin deri në 5 mandate sipas këtij projeksioni, me votat e grumbulluara të gjitha së bashku.
Ajo që vihet re nga ky sondazh gjithashtu është fakti se moshat mbi 50 vjeç mbeten fanatikë të dy forcave të mëdha që kanë dominuar arenën politike prej 34 vitesh ndërsa më të rinjtë kanë kthyer sytë nga partitë e reja.
Kështu, sipas të dhënave, 19.2% e të rinjve do të votonin partitë e reja, krahasuar me vetëm 11.1% e zgjedhësve të moshës mbi 50 vjeç.
Kampioni që u mor për sondazhin: 1670 votues gjithsej, të vendosur për të votuar qysh sot – 1169 në gjithë territorin e qarkut, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në bashkitë Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë e Rrogozhinë, si edhe 501 votues nga emigracioni të vendosur për të votuar qysh sot, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu.
Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.
Sondazhi u krye nga 27-28 tetor.
Tabela e fundit të sondazhit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv kishte të bënte me shpërndarjen e mandateve në qarkun e Tiranës nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.
Vërehet një zbritje e ndjeshme e PD-së me 3-4 mandate, zbritje gjithashtu nga PL si dhe një ngjitje galoponte e partive të reja që projektohen me 5-6 mandate.
Sakaq, PS projektohet me 18-19 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës.
Në sondazhin e fundit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv qytetarët e Tiranës u pyetën si do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot.
Një ndër pyetjet ishte lidhur me motivin për të cilin votohet, e cila kishte dy alternativa: Mbështetja për partinë që votoj dhe Kundërshtimi ndaj partive rivale.
Ata që votojnë PS, 78.3% votojnë për mbështetje ndaj partisë që mbështesin, ndërsa 21.7% votojnë si formë kundërshtie ndaj partive rivale.
Sa i përket demokratëve, 81.4% votojnë si formë mbështetje për partinë e tyre PD-në, ndërsa 18.6% votojnë si kundërshtim ndaj partive rivale.
Sa i përket atyre që mbështesin parti të tjera, përveç dy kryesoreve: 21.7% votojnë për mbështetje ndaj partisë së tyre, ndërsa 78.3% votojnë për kundërshtim ndaj dy partive kryesore apo partive rivale.
Në sondazhin e Eduard Zaloshnjas qytetarët e Tiranës u pyetën si do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot.
Sa i përket ndarjes gjinore, femrat do votonin rreth 53.3% për Partinë Socialiste, 29.7% për Partinë Demokratike, 1.9% për parti të tjera të vjetra, ndërsa 15.1% për partitë e reja.
Meshkujt do votonin 47.3% për PS-në, 33.9% për PD-në, 3.9% për parti të tjera të vjetra dhe 14.9% për parti të reja.
Në sondazhin e Eduard Zaloshnjas qytetarët e qarkut të Tiranës u pyetën si do të votojnë nëse zgjedhjet bëhen sot.
Sa i përket ndarjes moshore rezulton se mosha më e re që mund të votojë, pra 18-49 vjeç ka një preferencë më të madhe për partitë e reja, sesa mosha 50 vjeç e lart që nuk i ndahen partive kryesore.
Në fashën 18-49 vjeç, 47.7% do votonin PS, 31% PD-në, 2.1% parti të tjera të vjetra, ndërsa 19.2% do votonin për parti të reja.
Sa i përket 50 vjeç e lart, 52.7% do votonin PS-në, 32.5% PD, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 11.1% parti të reja.
Në sondazhin e fundit të kryer nga Eduard Zaloshnja dhe Report Tv qytetarët e qarkut Tiranë por edhe ata në emigracion treguan se për kë do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot. 50.3% të tyre do ja jepnin votën Partisë Socialiste, 31,8% Partisë Demokratike, 2.9% partive të tjera të vjetra, ndërsa 15% partive të reja.
Për ata që jetojnë në Shqipëri do votonin 48.5% Partinë Socialiste, 33.7% Partinë Demokratike, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 14.2% parti të reja.
Sa i përket atyre që jetojnë në emigracion rezultati për PS do ishte më i thellë me 54.5%, PD do zbriste me 27.4% PD-në, 1.3% parti të tjera të vjetra dhe 16.9% parti të reja.
2000 vota per tirane 2025 mere partia socialistw bashke me fatos nano arda dade 1000 fota alfred moisiu 900 vota rexhep mejdani 800 vota lega zogu 700 vota enerik mehmeti 600 vota mere sofia kastriota 500 filp cakuli 400 vota mere kreshnik spahiu 300 vota pricipa libofshe 200 vota mustafa kruja 100 vota nipi ismail qemali 90 vota zagaria 80 vota genc caka 70 vota niko lesi 60 vota mere dashamir shehi 50 vota dom doshi 40 besa shahini 30 vota mere mitovica 20 vota dashamir shehi 10 vota mere frok cupi 9 vota mere bashkim shehu 8 vota prec zogaj 7 vota fanoli 6 vota besnik mustafaj 5 vota adriatk lappaj 4 voa vajza ramiz aline 3 vota luiza gega 2 vota djali piro dobiba 1 vota mere endri shabani
PërgjigjuNga sondozhet verehet partia socialiste me 50% ku duke ditur marzhi gabimit 3% i bie pra 46-47% pra rreth 65-67 deputet mazhoranca ! Pra pensionistet (740 mije) mund ta rrezojne quditerisht edhe Ramen (sic ne 1991 ) keto pensionist sot ne 1991 rrezuan regjimin e kaluar! Ajo qe shikon ne tirane , Arlind Qorri tek levizja Bashke merr mbi 15% pra 9-13 deputet duke qene nje ze i forte politik per te ardhmen! Opozita duket me e forte , diaspora voton kunder pasi jane ato qe sjellin para per pensionistet per te mbyll muajin. Shanset Jane mazjoranxa me pak sesa 65-67 deputet ! 400,000 larguar nga 2023-2025 Jane vota kunder , ndaj nuk eshte qudi rama humb mandatin e katert dhe populli mund ti beje nje surprize te quditshme politike ! Gjithcka ndodh edhe tifozet sportiv kane nis votime kunder , ne shqiperi zgjedhjet humben kur nuk e pret !
PërgjigjuNe një demokraci normale ashtu është, në demokracine e padronit te mediamente, shkon 90 deputetë.
33% të PD janë hordhia fshatare uzurpues të pronave të komunave dhe bashkive krejtë kjo e mbshtetur nga qeveria Berisha si mbështetës potencial për pushtet të përjetëshëm
PërgjigjuMe ne fund nje sondazh i drejtë dhe i pavarur. Uahahahahahahahajaj
Përgjigju