Në sondazhin e Eduard Zaloshnjas qytetarët e qarkut të Tiranës u pyetën si do të votojnë nëse zgjedhjet bëhen sot.
Sa i përket ndarjes moshore rezulton se mosha më e re që mund të votojë, pra 18-49 vjeç ka një preferencë më të madhe për partitë e reja, sesa mosha 50 vjeç e lart që nuk i ndahen partive kryesore.
Në fashën 18-49 vjeç, 47.7% do votonin PS, 31% PD-në, 2.1% parti të tjera të vjetra, ndërsa 19.2% do votonin për parti të reja.
Sa i përket 50 vjeç e lart, 52.7% do votonin PS-në, 32.5% PD, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 11.1% parti të reja.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet 2025/ Sondazhi në 'Repolitix' për qarkun e Tiranës: PS afër 19 mandateve, PD merr vetëm 12 mandatet e listës së mbyllur, për partitë e reja 5-6 mandate
G.K/ReportTv.al