Në sondazhin e fundit të Eduard Zaloshnjas dhe Report Tv qytetarët e Tiranës u pyetën si do votonin nëse zgjedhjet do bëheshin sot.
Një ndër pyetjet ishte lidhur me motivin për të cilin votohet, e cila kishte dy alternativa: Mbështetja për partinë që votoj dhe Kundërshtimi ndaj partive rivale.
Ata që votojnë PS, 78.3% votojnë për mbështetje ndaj partisë që mbështesin, ndërsa 21.7% votojnë si formë kundërshtie ndaj partive rivale.
Sa i përket demokratëve, 81.4% votojnë si formë mbështetje për partinë e tyre PD-në, ndërsa 18.6% votojnë si kundërshtim ndaj partive rivale.
Sa i përket atyre që mbështesin parti të tjera, përveç dy kryesoreve: 21.7% votojnë për mbështetje ndaj partisë së tyre, ndërsa 78.3% votojnë për kundërshtim ndaj dy partive kryesore apo partive rivale.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet 2025/ Sondazhi në 'Repolitix' për qarkun e Tiranës: PS afër 19 mandateve, PD merr vetëm 12 mandatet e listës së mbyllur, për partitë e reja 5-6 mandate
G.K/ReportTv.al