Nga Durrësi, ku është i pranishëm bashkë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka bërë thirrje udhëheqësve politikë që të presin me durim rezultatin e zgjedhjeve dhe ta respektojnë atë. Ai tha se ekipet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve janë në të gjithë Shqipërinë dhe se gjërat po ndiqen nga afër.
"Është një kënaqësi sot që kemi shkuar nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë. Komentet që kemi marrë sot kanë qenë të qarta që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Votimi ka ecur kryesisht mirë pa probleme, pavarësisht disa incidenteve që do të hetohen dhe procedohen. Po janë ende edhe 3 orë kohë ndaj thirrja jonë është për ata zgjedhës që nuk kanë votuar ende, e dimë që sot është një ditë shumë e bukur, por duhet të vini të votoni. Pas votimit ju lutem prisni me durim rezultatin dhe për udhëheqësit politikë kini durim të prisni rezultatin dhe respektojeni atë. Tashmë që po flasim kemi ekipet tona në të gjithë Shqipërinë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër", tha Soreca.
Lajmi kryesor:
Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim
//ReportTv.al