Ambasadori Soreca gjatë takimit me Prokurorin e Përgjithshëm

Kronikë

Soreca porosi Çelës: Fokusohuni te hetimet financiare mbi pastrimin e parave

29 Qershor 2021, 15:07| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 15:09

  • Share

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, ku i kërkon këtij të fundit që të fokusohen te hetimet financiare mbi pastrimin e parave.

Në Twitter, Soreca shkruan se po ashtu duhet të rritet vëmendja edhe ndaj evazionit fiskal. Ambasadori i BE kërkon po ashtu edhe konsolidimin e rezultateve të para për konfiskimin përfundimtar të pasurime të paligjshme.

“I kënaqur të takoj Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Pprokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë dhe konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik dhe financiar, për zyrën e tij”, shkruan Soreca.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?