Foto ilustruese

Sot 1 Maji, informaliteti dhe siguria në punë problemet kryesore në Shqipëri! Nuk deklarohen pagat reale, 32 humbje jete në vendin e punës në 2022

1 Maj 2023, 11:24| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:31

  • Share

Sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ashtu si çdo vit vëmendja do të duhet të përqendrohet në kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve. Në Shqipëri, edhe pse ka pasur përpjekje të vazhdueshme disavjeçare, tregu i punës në Shqipëri vuan nga informaliteti i lartë, si në punën e zezë ashtu edhe në nëndeklarimin e pagave. Ka një strategji të të Punësimit dhe Aftësive, e miratuar nga Qeveria e cila vë në dukje se rreth 1/3 e punonjësve nuk deklarojnë të ardhura të plota nga punësimi, ndërkohë që punësimi informal në sektorin jobujqësor ishte 29% në vitin 2021. Ndërkohë që Qeveria ka bërë edhe ndryshime ligjore të forta duke disafishuar gjobat për bizneset që nuk nuk deklarojë pagat reale të punonjësve. Financat vënë në dukje se, gjysma e përfaqësuesve të biznesit të intervistuar pohuan se punësimi i punëtorëve me kontrata që raportojnë vetëm pagën minimale është një praktikë e zakonshme.

Informaliteti në tregun shqiptar të punës është një fenomen i përhapur dhe për qeverinë është një rezervë e konsiderueshme për rritjen e të ardhurave që burojnë nga tatimet e pagave. Vetëm për shkak të një operacioni kontrolles që ushtruan tatimet vitin e kaluar vetëm prej dërgimit të letrave, 26% e numrit të pozicioneve të punës deklaruan rritje në pagave, teksa u arkëtuan rreth 18 milionë euro më shumë nga kontributet. Tani administrata tatimore është në fazë të dytë të zbatimit të strategjisë antiinformalitet në sektorin e pagave.Numri i personave që deklaroheshin me pagë minimale ra në 233, 364 në qershor 2022, nga 233,847 që ishin në dhjetor të vitit 2021. Por problemi ende vijon. 

Ndërkohë që edhe siguria në punë është një një tjetër problematikë në Shqipëri.  Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar. Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta. Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve. Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021. Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.

Edhe pagat e ulëta është një shqetësim i madh në Shqipëri. Ka një nismë së fundmi të Qeverisë shqiptare që pretendon se brenda vitti 2024 synohet rritja e pagës mesatare mbi 900 euro në sektorin publik dhe kjo pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e tyre edhe në sektorin privat.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 01/05/2023 13:27

    Lideri historik shkaterroi fabrikat dhe hodhi ne ere punetoret ne Gerdec. Lideri alkolik beri doganieret shembuj suksesi ne pune. Lideri global nuk ka qejf sindikatat dhe importon gjynahqare nga Bangladeshi. Lideri skraparli eshte gati te vdese si Vojo Kushi po i moren floririn qe vodhi ne Krrabe. Mos humbni kohen me keta sharlatane. Sot, ne Shqiperi, vetem Levizja Bashke perfaqeson interesat e punetoreve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?