Ministri i Brendshëm, Taulan Balla ka reaguar lidhur me arrestimet e 5 personve të tjerë gjatë ditës së sotme në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe Sundimi i Ligjit” në Tiranë dhe Kavajë.
Ai tha se operacionet vijojnë dhe se priten çdo ditë e më shumë rezultate.
Reagimi i plotë i Ballës:
Garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Dy operacionet kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” vijojnë të ndjekin këmba këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.
Në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.
Në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.
Presim më shumë rezultate çdo ditë.
Lajmi kryesor:
Operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, 5 të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë për trafik armësh e drogë! Balla: Presim më shumë rezultate
B.V/ReportTv.al