Politikë

Sot asnjë votë nuk ka ardhur nga diaspora! 24 mijë prej votuesve s’e kanë marrë ende zarfin, Greqia mbetet problematikë

5 Maj, 11:27| Përditesimi: 5 Maj, 11:48

  • Share

Sot asnjë zarf zgjedhor me votat nga diaspora nuk ka mbërritur në KQZ.

Kompania postare DHL ka pretenduar se “Zarfet e mbledhur dje janë pak sa nuk ja vlente të fluturonin, dhe do të sillen nesër në mëngjes, bashkë me ato që do të mblidhen sot”. 

144 783 vota kanë mbërritur deri më tani në KQZ (58% e totalit të regjistruarve). Sipas të dhënave, 24 mijë ende nuk e kanë marrë pakon zgjedhore, ndërkohë që pas 8 Majit, siç edhe njoftoi pak ditë më parë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, çdo zarf i pashpërndarë do të kthehet në Shqipëri. 

Greqia mbetet ende një problem. 23 640 zarfe kanë mbërritur deri më tani në KQZ, nga 68 380 mijë në total. Për emigrantët në Greqi edhe kryeministri Edi Rama bëri një thirrje për të tërhequr zarfet zgjedhore teksa iu tha se nuk duhet ta humbasin mundësinë historike e votimit nga jashtë. 

Më herët në KQZ, edhe Partia Demokratike depozitoi një ankesë, ku theksonte se “mënyra e dorëzimit nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për votuesit, por krijon dhe hapësirë për ndërhyrje, parregullsi dhe manipulime procesi.”

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve
Itali - 63,220 (25.7%)
Greqi - 23,640 (9.6%)
Gjermani - 18,193 (7.4%)
Shtetet e Bashkuara te Amerikës - 14,427 (5.9%0
Mbretëria e Bashkuar - 10,146 (4.1%)
Franca - 3,358 (1.4%)
Kanada - 2,601 (1.1%)
 
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë - 34,155 (13.9%)
Fier - 18,403 (7.5%)
Durrës - 16,955 (6.9%)
Elbasan - 13,751 (5.6%)
Shkodër - 10,873 (4.4%)
Vlorë - 10,259 (4.2%)
Korçë - 10,151 (4.1%)
Lezhë - 8,832 (3.6%)
Berat - 8,723 (3.5%)
Dibër - 6,266 (2.5%)
Gjirokastër - 3,958 (1.6%)
Kukës - 2,457 (1.0%)

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?