Në një ceremoni familjare, të afërm dhe miq përcollën për në banesën e fundit mjeshtrin e kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti.
Homazhet u mbajtën në kishën e Shën Spiridhonit në Vuno dhe më pas, në përmbushje të amanetit të tij, Dhimitër Anagnosti u përcoll në banesën e fundit në Vuno.
Për kryebashkiakun e Himarës dhe prefektin e Qarkut të Vlorës, Anagnosti i la artit shqiptar një pasuri të jashtëzakonshme.
“Fjalët janë të tepërta për artistin e madh Dhimitër Anagnosti. Madhështia e tij tregohet me vepra”, tha Vangjel Tavvo.
Artisti Timo Flloko e quajti Anagnostin një udhëheqës të aktorëve që patën fatin të bashkëpunojnë me të.
"E pasqyroi jetën e kombit të vet trimërisht me një realizëm të thellë, për ne aktorët ai ka qenë një guru. Kam pasur fatin që kam luajtur në filmat e tij. Ai ka qenë mësuesi im”, tha Flloko.
Dhimitër Anagnosti do të kujtohet si një nga themeluesit e artit filmik në Shqipëri, regjisor i 14 filmave dhe 10 dokumentarëve, një figurë dinjitoze që ka lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare
Komente

Lamtumire!
Përgjigju