Presidenti Ilir Meta

Politikë

Sot dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin/ Meta: Në këto ditë të vështira, fëmijët dhe familja e tyre duhet të jenë përparësi

2 Prill 2020, 08:31| Përditesimi: 2 Prill 2020, 10:32

  • Share

TIRANË- Sot, në ditën Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, presidenti Ilir Meta kërkon më shumë vëmendje për ta, aq më tepër që sot vendi përballet me një pandemi, që ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe tek to. Në këto ditë, shkruan Meta, mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

"Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme.

Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre. Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi.

Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PAÇAVURJA ILIR: 02/04/2020 11:07

    KUR FLET DHE KY PËR NDËRGJSIM MOS NGELT QEN PA NDËRGJEGJE. FLET KY PËR NDËRGJEGJE QË ËSHTË HAJDUT E PIS BURR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?