Politikë

Vijon rinumërimi për Tiranën/ Hapen 117 qendra! PS humb 46 vota, PD 43 vota! 'Mundësia' merr 2 vota më shumë! Braho: Deri tani, gabime njerëzore

19 Qershor, 09:41| Përditesimi: 19 Qershor, 13:44

  • Share

TIRANË- Në pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” vijon sot dita e dytë e rinumërimit për qarkun e Tiranës. Deri në orën 13:30 janë hapur 117 kuti votimi nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës. Nga hapja e kutive rezultojnë vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur.

Rinumërimi për partitë

Nga rinumërimi i 117 kutive, del se PS kishte përfituar 46 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar nga numërimi i parë, 43 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë. Pjesa më e madhe llogariten si vota të pavlefshme, ose janë vota që janë marrë në kurriz të partive të tjera.

Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani ka përfituar 2 vota më shumë, që i ishin hequr në numërimin e parë. Ndërkohë, 5 vota më shumë përfiton edhe partia e Lulzim Bashës dhe nga 1 votë më shumë e marrin koalicioni i Enkelejd Alibeajt dhe Lëvizja Atdheu.

Rinumërimi për kandidatët

Sa i takon betejës së brendshme të partive, të dy kampet kanë trafikuar vota brenda familjes edhe pse deri më tani rezultatet e rinumërimit nuk tregojnë asnjë ndryshim në renditje. Ilir Alimehmeti ishte ai që kërkoi t'i hapen kutitë, por i kanë vjedhur deri tani 5 vota, dhe rivales së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë vjedhur 11 vota, duke mos e zbutur diferencën prej 2400 votash që kanë mes tyre. Kandidates Ilda Zhulali i ishin vjedhur 12 vota. Nga, rinumërimi, Mhill Gecajt i hiqen 6 vota, Asllan Dogjanit i shtohen 11 vota apo Dhurata Çupit i shtohen 2 vota. Petrit Dodës i zbriten 10 vota, Petrit Gjorgjit i zbriten 32 vota.

As në kampin e PS nuk ka asnjë ndryshim. Pavarësisht diferencës së ngushtë me 140 vota që Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti patën nga rezultati i 11 majit, deri më tani s’ka asnjë ndryshim në mandat. Nga rinumërimi, Olta Xhaçkës i zbriten 9 vota, ndërsa Gjylametit i shtohen 5 vota. Fatmir Xhafajt po ashtu i zbriten 23 vota që më 11 maj i kishte marrë padrejtësisht. Etjen Xhafajt i zbriten 9 vota, Sofika Lleshit 22 vota apo Kejsi Elezit që i zbriten po ashtu 32 vota. Erion Braçes i shtohet vetëm 1 votë. 

Braho: Vetëm gabime njerëzore

Rinumërimi deri më tani ka treguar vetëm gabime të vogla, gjë të cilën e pohon edhe anëtari i KAS, Ledio Braho, i propozuar nga PD.

“Procesi është në fillime, janë numëruar më pak se 10% të kutive, dy partitë e mëdha kanë humbur vota. Te kandidatët kanë pasur lëvizje, disa kanë pasur vota të pamerituara. Kanë qenë vota të diskutueshme, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Deri tani parregullsisë kanë qenë njerëzore”, tha Braho.

Kliko KËTU për të lexuar rezultatet e rinumërimit

Ora 11:34
Rinumërimi për Tiranën/ Braho: Deri më tani parregullsi njerëzore, procesi në fillim, s’mund të bëjmë bilanc

 

Anëtari i PD, në KAS, Ledio Braho në një prononcim për mediat foli për procesin e rinumërimit të votave në Tiranë. Braho tha se rinumërimi ka treguar se partitë e mëdha kanë humbur vota dhe se ka pasur lëvizje votash edhe tek kandidatët. Por gjithsesi, ai theksoi se janë numëruar më pas se 10% e kutive dhe është ende herët për të dalë në konkluzione. Braho tha se deri më tani parregullsisë kanë qenë njerëzore. 

“Kur ka pasur vota të diskutueshme, janë zgjidhur me vendimmarrje të KAS, për rastin kur kanë qenë të vlefshme, të pavlefshme, apo vota të diskutueshme për kandidatët. S’ka asnjë lloj merite diskutimi për transparencën në këtë proces. Ideja për Tiranën nuk ishte për prova, kishte të bënte me transparencën, me pretendimin e kandidatëve që u ishin tjetërsuar votat. Procesi është në fillime, janë numëruar më pak se 10% të kutive, dy partitë e mëdha kanë humbur vota. Te kandidatët kanë pasur lëvizje, disa kanë pasur vota të pamerituara. Kanë qenë vota të diskutueshme, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Deri tani parregullsisë kanë qenë njerëzore. 

Procesi është në fillim, nuk, mund të bëjmë bilanc se në çfarë mase mund të ketë ndodhur tjetërsim votash. Për ato fletë që kanë ardhur dhe që janë konsultuar me trupën e KAS. Shpresojmë sa më shpejt, qëllimi është që sa më shpejt të dalë rezultati”, tha Braho.

Një koment e ka edhe për hapjen e kutive të Gramshit dhe të Peqinit.

"Ne nuk jemi akoma në fazën që të kemi vlerësuar provat, PD dhe PS i kanë marrë në dispozicion procesverbalet që dolën. Kishte mospërputhje me fletët e gjetura në kuti me ato të përdorura, apo fletë votimi pa vula. Është diçka që duhet trajtuar me kujdes, lidhur dhe me ato video që qarkulluan nga qendrat e votimit", vijoi Braho. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?