Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot përvjetorin e Kongresit të Manastirit.
“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprurës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë.
Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi.
Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pëndë” i ndriçoi rrugën “luftēs me barut e me armë”.
Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar.
Sot Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.”, shkruan Nikolla.
Lajmi kryesor:
Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit
G.MO/ReportTv.al