Sociale

Sot dita më e nxehtë e javës, ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet

26 Korrik, 08:07| Përditesimi: 26 Korrik, 17:16

  • Share

Sot pritet që temperaturat në vend të arrijnë deri në 43°C, duke tejkaluar shifrën e një dite më parë prej 42°C. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vlerat më të larta priten në qarqet Tiranë, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, ndërsa në Kukës temperaturat shkojnë deri në 41°C.

Këto kushte ekstreme rrisin ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, që ka qenë veçanërisht shqetësues gjatë ditëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar për një rrezik maksimal zjarresh në të gjithë territorin e vendit.

Ministria thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarëve u kërkon të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë.

Kujtojmë se një ditë më parë, situata më e rënduar u regjistrua në Delvinë, ku disa fshatra u përfshinë nga flakët. Dëmet ishin të konsiderueshme, me banesa dhe sipërfaqe me pemëtari të shkrumbuara, çka detyroi Ministrinë e Mbrojtjes të urdhërojë evakuimin e banorëve. Zjarri, i nxitur nga era e fortë, ka avancuar në drejtim të Borshit, ndërsa situata vijon të jetë kritike edhe në malin e Dukatit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?