TIRANË- Me debate dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës nisi seanca plenare e Kuvendit, pas kërkesës së PS për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregullore. Seanca plenare nisi në 10:00 dhe deputetët do të rikthehen sërish në 12:30 pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve që kryeministri Edi Rama bëri për ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.
Opozita nuk është dakord për këto ndryshime dh epërmes kreut të grupit, Gazment Bardhi thanë se ndryshimet po miratohen në mënyrë të njëanshme. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.
Nga ana tjetër, PS përmes Taulant Ballës tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike. Në seancë u betuan edhe 4 depuetët që kishin munguar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi, Jozefina Topalli. Po ashtu, u miratuan disa prej organeve të Kuvendit, që janë të domosdoshme për organizimin e Kuvendit, si Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, Këshilli i Legjislacionit apo Byroja e Kuvendit.
Lajm ne perditesim....
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar heqjen e Komisionit të Integrimit nga drejtimi i opozitës dhe kalimit të mazhoranca, si një hap pas nga qeveria dhe një përjashtim total i opozitës nga jeta parlamentare.
E pyetur nëse do të pranonte postin e nënkryetares në komision apo nëse do të garonte për kryetare e Bashkisë së Tiranës, Tabaku ka refuzuar të japë përgjigje.
“Kjo nuk ka lidhje vetëm me komisionin e Integrimit, por kjo e bën këtë çështje akoma dhe më shqetësuese. Kjo ka lidhje me të gjithë procedurën për ndryshimin e rregullores, me arrogancën me shkeljen e rregullores, por ka lidhje dhe me hapësirën e opozitës në parlament.
Komisioni i Integrimit ishte një gjithëpërfshirje në këtë proces, ishte në domosdoshmëri që i kërkohej qeverisë shqiptare që ta trajtonte procesin e integrimit jo si një monopol të qeverisë, por si një gjithëpërfshirje të formave politike së pari dhe qeverisë së dyti.
Përjashtimi i opozitës në këtë moment që duhej të ishte, e shoh si një hap pas. E pashë si një veprim shumë të vogël, mazhoranca do të kapi dhe këtë komision, le ta marrë”, tha Tabaku.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD -së, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për strukturën e re të Komisioneve Parlamentare. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ku strukturat e Kuvendit të diktohen nga kreu i ekzekutivit. Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, Bardhi u shpreh se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë.
“Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si kryetar i kuvendit në shkelje të rregullores së kuvendit, do t’ju duhet t’ju turpërojë. Për të kaluar për rregulloren me procedurë të përshpejtuar. Ju kërkoj t’ju kërkoni ndjesë deputetëve pr shkeljken e rregullores dhe kërkoj t’i qndroni strikt detyrës tuaj dhe të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit dhe t’i qëndroni detyrimeve që përcakton rregullorja. Nuk mund të ecim me strukturën e vjetër tha parafolësi a thua se shqetësimi më i madh që ka ky kuvend, është struktura e komisioneve. Në fakt, shqetësimi më i madh që ka ky kuvend është fakti që ky krah i sallës plenare janë kthyer në noterë të qeverisë. Shqetësimi më i madh që ka kuvendi është se me votat e maxhorancës votohet ligje që grabisin paratë publike, ligje të sponsorizuara nga oligarkët. A keni propozuar ndryshim për të frenuar këtë metodë. Ky është shqetësimi që ka kuvendi, vjedhja. Keni kaluar këtu ligje të shkruara dhe nuk e thotë opozita por dosjes e SPAK, të shkruara në PC e Klodian Zotos. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi, nuk ka shqetësim në oragizohet në 10 apo 8 komisione. Sa i takon ndryshimeve të rregullores do t’ju duhet t’ju turpërojë. Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregullore, për strukturën, diktohen nga kreu i ekzekutivit.
Gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, i tha bashkive me këtë strukturë do qeverisni, pasi i diktoi vendimarrjet gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nëse nuk i pëlqen i sulmon në facebook. Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi. Gjeni një vend tjetër si kryeministri që sulmon gjyqtarët për cështje që humb si palë në procese. Nuk ndodh. Kishte ngelur vetëm Kuvendi. Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë se strukturën e parlamentit do ta përshtasim me atë të Këshillit të Ministrave. Si mund që rregullat e një parlamenti, do të donit që të ishte një partiak, të diktohen nga një parti. Integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë vidhni dhe bëni një koncesion, dilni e thoni hapëm kapitujt. Hapja e kapitujve është proces normal, mbyllja e tyre është sfidë. Sa të jeni ju në qeveri e keni të pamundur të mbyllni një të vetëm duke nisur nga themeloret”, tha Bardhi.
Në seancën plenare Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet dhe Këshillin për Legjislacionin. Opozita ka dorëzuar emrat e saj edhe përse është kundër strukturës së re të Kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është drejtuar opozitës për të votuar ndryshimet e propozuara nga mazhoranca. Balla është shprehur se këto ndryshime, referuar të ndërtimit të komisioneve, janë jetike si dhe i duhen Kuvendit të ri të Shqipërisë.
Sakaq, ai i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës lidhur me heqjen e komisioneve, duke thënë se opozitës i janë besuar komisione jetike lidhur me drejtimin e Shqipërisë.
“Shpresoj që ti mbyllim kapitujt brenda Krishtlindjeve të vitit 2027 dhe të gjithë së bashku me të majtë dhe të djathtë të shkojmë në parlamentet e vendeve anëtarë për të mbyllur procesin ne ratifikimit.
Kjo mazhorancë do të propozojë në Kuvend, pas këtyre ndryshimeve në rregullore që janë jetike për punën e përditshme, dhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë.
Ky nuk është një propozim i ri, për herë të parë është depozituar i plotë në formë e përmbajte dhe ka të bëjë me një transformim të domosdoshëm të transformimit të Kuvendit, sipas nevojës së Kuvendit. Nuk mundet të vazhdonim këtë vit me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar sillte një emërtesë që vinte që nga Kuvendi i 1988.
Kryeministri dhe mazhoranca është votuar me një shumicë si asnjëherë tjetër për të jetësuar vizionin tonë. Opozitës nuk i kemi marrë asnjë komisionin, por i kemi besuar fusha jetike. Është jetike për opozitën të vijë në kuvend dhe të drejtojë komisionin për Arsimin, Shëndetësinë, të të Drejtave të njeriut.
Është jetike për opozitës që pastaj asaj votës historitë të diasporës që t’iu besohet opozitë drejtimi i komisionit të diasporës që lidhet dhe me çështje që kanë të bëjnë me kulturën dhe çështje që lidhen me turizmin”, tha Balla.
Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Oerd Bykylbashi janë katër deputetët të cilët janë betuar ditën e sotme, në seancën e dytë të Kuvendit të Shqipërisë. Vokshi, Mediu dhe Bylykbashi së bashku me Jozefina Topallin munguan në seancën hapëse të legjislaturës së XI-të të parlamentit.
Komente

Po normale me mire mungonin diten e pare aty ku i zgjedh populli se sa ne dasmen e djalit te Jozit
Përgjigju