Drejtori i administrimit të mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, u prangos sot për shkak se ka falsifikuar një dokument pronësie dhe më pak ka inskenuar një vjedhje në institucion.
Por 3 ditë më parë ai denonconte vjedhjen e inskenuar për mediat. Ai shprehet se "janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar"
"Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore", tha ai.
Lajmi kryesor:
Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë
K.T.//ReportTv.al