Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën botërore të lirisë së shtypit ka pasurnjë përshëndetje për gazetarët te cilat janë aty në këto ditë të vëshitra. Sipas tij, mediat sot në Shqipëri kërcënohet nga propaganda e Shqipërisë.
"Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.
Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë. Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën", shkruan Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Lajmi kryesor:
Dita botërore e Lirisë së Shtypit/ Kim: Përkrahim gazetarinë pavarur! Basha: Propaganda e qeverisë po kërcënon mediat! Meta: Situata më keq se më parë
B.K./ReportTv.al