TIRANË- Sot është dita botërore e Lirisë së Shtypit. Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një reagim për mediat vë theksin në lirinë dhe paanshmërinë, sipas së cilëve nëse këto dy cilësi nuk ekzistojnë duhet të sjellin reagim të qytetarëve.
Një reagim ka pasur edhe nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka një përshëndetje për gazetarët te cilat janë aty në terren në këto ditë të vëshitra. Sipas tij, mediat sot në Shqipëri kërcënohet nga propaganda e Shqipërisë.
Në të njëjtën linjë me kryedemokratin, ka qenë edhe presidentit Ilir Meta, sipas së cilit ky sektor është më i përkeqësuar se disa vite më parë. Arsyet janë disa, sipas kreut të shtetit duke filluar nga paketa 'anti-shpifje', e deri tek tërmeti i 26 nëntorit, por edhe kriza që ka sjellë koronavirusi.
3 maji, Dita Ndërkombëtare e Medias, përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Në këtë ditë vijnë në vëmëndje saksificat e shumë gazetarëve që kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për informuar në çdo kohë publikun pavarësisht rrehanave.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në mesazhin e tij në ditën botërore të lirisë së shtypit, ka pasur një falenderim për gazetarët që vijojnë punën pavarësisht COVID-19, e ndërsa shprehet se liria e shtypit është një e drejtë e qytetarëve.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në #Shqipëri dhe mbarë botën. Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cenuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”, shkruan Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit presidenti Ilir Meta thotë se sot ky sektor është më i përkeqësuar se disa vite më parë. Sipas presidentit arsyet janë disa, duke filluar nga paketa 'anti-shpifje', e deri tek tërmeti i 26 nëntorit, por edhe kriza që ka sjellë koronavirusi. Ndër të tjera Meta shkruan se vetë gazetarët raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.
"Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen sot lirinë e medias në Shqipëri të përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë, sipas organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.
Ndarja preferenciale e reklamave publike, financimet jotransparente të bizneseve private, kufizimet dhe presionet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, janë bërë shkak që të kemi më pak gazeta se një vit më parë.
Pasojat e paralajmëruara të paketës anti-kushtetuese të ligjeve "anti-shpifje", si dhe krizat e njëpasnjëshme të tërmetit dhe COVID-19, po e thellojnë regresin, duke i detyruar botuesit aktualë të bëjnë përpjekje të sforcuara për të mbajtur ende në treg median në print, që po rrezikohet seriozisht.
Gazetarët vetë raportojnë se kushtet e tyre të punës, informaliteti, çensura dhe autoçensuara janë në nivele të papranueshme.
Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Veçanërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes në kohë pandemie, siç thekson edhe Këshilli i Europës, ka një rëndësi jetike.
Duke ndarë të njëjtat shqetësime me organizatat botërore të gazetarëve dhe duke shprehur solidaritetin tim me të gjithë komunitetin e medias në vendin tonë, që duhet ndihmuar seriozisht në këto momente të vështira që po kalojmë, nxis dhe inkurajoj gazetarinë e lirë e të pavarur që pyet, kërkon përgjigje, investigon dhe flet në emër të opinionit publik, që mbron dhe është zëdhënëse vetëm e interesave të tij.
Për Shqipërinë, aspirante për anëtare në Bashkimin Europian, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm,"-shkruan Ilir Meta.
Në ditën botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane ka vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë.
"Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur. Përse? Një shtyp i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje dhe kërkon përgjigje në emër të shoqërisë. Media informon publikun dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë e cila përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike dhe ekonomike", shkruan Ambasada Amerikane.
Postimi i plotë i ambasadës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën botërore të lirisë së shtypit ka pasurnjë përshëndetje për gazetarët te cilat janë aty në këto ditë të vëshitra. Sipas tij, mediat sot në Shqipëri kërcënohet nga propaganda e Shqipërisë.
"Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.
Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë. Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën", shkruan Basha.
O Zoti hajdut me bllok në dor medjen dhe gazetarët do ti bojm si ty o like floriri. Kush pagun më shum ata do shkrujn shum e për lum e liken do ta mbrojn e në pjedestalin e floririt do ta çojn. O pika që stë bie o ilir që ke lindur vetëm për poshtërsira.
PërgjigjuJo jo zoti Basha bandat tuaja te gazetarise po demtojne imazhin e shqiperise dhe Qeverise.
PërgjigjuLigji anti shpifje per keto qe ti thua eshte perkeqesuar se nuk munden me te shpifin mo se ligji i pengon! Nedersa ti thua se u perkeqesua keto vite jo zoti Meta ,pse nuk e permend kohen e Berishes qe gazetatet u rrihni u gjakoshesi mga bandat e keti anti shqiptari.jam shum dakort me komentuesin YYY .
PërgjigjuO likeleshi akoma artikulon o zorrzop i pa pare? Ik e mos ti pafshim kurre syte degjenerate i pashembullt ne historine shqiptare sebashku me ata qe te ben president shushunja,oktapode!
PërgjigjuZj. Kim, media tek ne eshte e pavarur. Shembujt e gazetareve si Lesi, Peka, Zheji, Mece, Bushati, Vasili etj., flasin qarte. Per financime nga krimi i organizuar apo sherbime te caktuara sekrete, largqofte, as qe behet fjale!
PërgjigjuMese e vertete, por mire eshte te mos pergjithesojme. Ka ende tek tuk gazetare qe perpiqen, mundohen, sakrifikojne per mbijetese per te dhene sadopak realitetin i zi shqiptar. Pastaj mos harroj per paanesi, vertetesi, dhe transparence tronitese kemi median ne fjale Raport Tv qe gdhihet dhe ngryset me sektin rilindas.