Ditën e sotme do të zhvillohet etapa e tretë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë Vlorën ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Xhiro do të nisë rreth orës 13:15, nga Lungomare, ku do të bëhet nxehja dhe pedalimi i ekipeve deri sa të arrijnë në KM 0, në rrugën “Demokracia”, nga ku do të startojë gara.
Sportistët do të vijojnë itinerarin drejt Kotës, në Brataj, drejt Qeparos, më pas nga Porto Palermo në Himarë, e më pas do të kthehen nga Qafa e Llogarasë, drejt Orikumit, e nëpërmjet Rrugës “Murat Tërbaçi” do të kthehen në Vlorë. Përfundimi i garës parashikohet të jetë rreth orës 17:26 në Rrugën “Sadik Zotaj”.
Ndërkohë rikujtojmë se cilat janë akset rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Më datë 10.05.2025 do të ketë ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kryqëzimi i Unazës”.
Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).
Më datë 11.05.2025:
Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” - Rruga e Re - Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi - Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).
Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.
Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:
Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;
pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit - rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;
Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë - bashkia Vlore dhe spitali rajonal.
Bllokimi i rrugeve interurbane:
Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).
Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).
Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).
Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).
Etapa e parë
Edicioni i 108-të i "Giro d'Italia" filloi nga Durrësi më 9 maj. Etapa e Parë filloi në orën 13:10 nga Durrësi deri në kilometrin 0, ndërsa në 13:34 u nisën drejt Tiranës 184 çiklistët për të përshkruar në total 160 kilometra.
Sportistët vijuan për kilometra të tëra drejt Malit të Robit, në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Në kryeqytet ata u rrotulluan dy herë me malore të fortë nga Sureli, teksa gara ishte e karakterit fushoro-malor.
Etapa e dytë
Etapa e dytë e 'Giro d'Italia', një garë kohore tërësisht urbane u zhvillua përgjatë rrugëve të gjera të Tiranës të lidhura me kthesa U. Në pjesën qendrore, një ngjitje e shkurtër për në Sauk klasifikohet si 'ngjitje malore' (matja e ndërmjetme ndodhet në të njëjtin pozicion). 2 km e fundit që përkojnë me etapën e ditës së mëparshme. 3 km e fundit e sheshtë. 500 metrat e fundit ishin të drejta dhe krejtësisht të sheshta mbi asfalt me gjerësi 8 metra.
Gara nisi nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:25, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, në rrugën "Muhamed Gjollesha", pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, u rikthye në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 përfundoi xhiroja.
Komente
