Presidenti i vendit Barjam Begaj ka uruar besimtar myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
‘Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!
Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!’- shkrua Begaj.
Lajmi kryesor:
Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Reflektim për një shoqëri më të mirë! Rama: Gëzuar!
M.Q./ReportTv.al