'Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën! Qirinjtë e ndezur simbolizojnë ‘dritën e shpresës’ (VIDEO)

16 Prill 2023, 07:07| Përditesimi: 16 Prill 2023, 16:55

  • Share

Të gjithë besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Pashkët. Të gjitha kishat e vendit janë mbushur me besimtarë që kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.

‘Krishti u ngjall’ është refreni i kësaj dite festive që shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët që çukisin vezët e kuqe, ngjyrë e cila simbolizon gjakun e Krishtit. Në mesazhin e tij, kryepeshkopi Janullatos tha se duhet të lëmë dritën e ngjalljes të ndriçojë jetën tonë dhe shpirti i shenjtë të na dhurojë qëndresë, durim e shpresë.

Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas. Në Berat, ceremonia e Pashkës u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako dhe u ndoq nga qindra besimtar. Ata morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinjtë dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe shpresës për të marrë bekimin e Zotit. Mesnata, që shënoi edhe ringjalljen e Krishtit, kulmoi në sheshin qendror të qytetit, jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”,ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.

Edhe në Vlorë, mesha u mbajt në kishën Shën Theodhori. Besimtarët morën mesazhin se në këtë ditë të madhe tregohet fitorja e jetës mbi vdekjen e dritës mbi errësirës dhe e dashurisë mbi urrejtjen. Në Sarandë, me qirinjtë e lutjes në duar, besimtarët kanë kremtuar Pashkët. Në Lushnje, mesha tradicionale e Pashkëve u drejtua nga At Arkipi dhe besimtarët morën dritën e u lutën për paqe e begati në këtë ditë të shënuar.

Në Korçë kishin mbërritur qytetarë edhe nga Tirana për të festuar Pashkët dhe në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit festiv, të gjithë uronin mbarësi e suksese. Në Fier, pati fishekzjarri pasi u mbajt mesha e mesnatës në kishën e Shën Gjergjit nga Metropoliti At Nikolla.

Edhe në Gjirokastër, Katedralja e “Ngjalljes së Krishtit” ka mbledhur me qindra besimtarë duke uruar njëri-tjetrin- "Krishti u Ngjall”. Kambana e kishës ka tingëlluar fort në momentin kur akrepat e orës shënuan ardhjen e ditës së re dhe simbolikisht Ringjalljen e Krishtit.

Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit. Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë nga e Premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti në të Dielën e Pashkëve kur ngjallet.

Vezët e Pashkës të lyera me të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën.

Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guaska e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Report Tv dhe Shqiptarja.com iu uron të gjithë besimtarëve ortodoksë Gëzuar Pashkën!

Ora 12:55
Festimet për Pashkët në Korçë, qytetarët nga Tirana: Këtu është atmosferë tjetër! Gjithmonë largohemi nga ky qytet me zemër të madhe

 

Qyteti i Korçës është kthyer në kryeqendrën e festimeve për Pashkët. Qytetarë të ndryshëm, kryesisht nga Tirana kanë zgjedhur të shkojnë në Korçë për të festuar.

“Qytetarët e Korçës dhe mbarë Shqipërisë ju urojmë Pashkë të mbarë dhe suksese në punë e familje. Korça është kryeqendra e ortodoksisë shqiptare. Krishti u ngjall mbrëmë dhe na dha gëzim të madh. Kjo u manifestua nga e gjithë qytetaria e Korçës. Ortodoksia ka ecur shumë përpara me në krye Janullatosin dhe me përpjekjet e mëdha të klerit tonë.

Gëzuar Pashkët, shëndet e dashuri.

Kam ardhur nga Tiranë. Është e disata herë që vij për Pashkën në Korçë. Gjithmonë ndahemi nga ky qytet me zemër të mirë e të madhe. Uroj kurajo e dashuri për të gjithë shqiptarët.

Gëzuar Pashkët. Çmimet kanë qenë normal. Edhe shtrenjtësia brenda një normaliteti duhet se është gjithë ky investim. Atmosfera është tjetër në Korcë se janë të gjithë vendalinj.

Gëzuar Pashkët. Krishti u ngjall”, thonë ata.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 16/04/2023 12:52

    Festohen Pashket, jo Pashka! E shkreta gjuha shqipe qe bastardohet nga ata me diploma me lek!

    Përgjigju
  • Barom doraci: 16/04/2023 12:46

    Ik o Baromo futi ndonje dopio raki anej nga çahiret se mbase te ndriçon mendjen

    Përgjigju
  • President kukull: 16/04/2023 11:58

    Filluan keta me perralllat e tyre, me rigjallerimin e jetes, me rigjallerimin e dashurise, me rigjallerimin e te ardhemes….

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles numer 1: 16/04/2023 11:31

    Jemi ne shekullin e 21 dhe ende besoni ne ringjallje dhe ne perralla 2000 vjecare? Kombet e tjera zhvillojn shkencen, ndertojn aeroplane dhe satelita, pershpejtues te materjes (particle accelerator) per te zberthyer perberjen e atomit, deshifrojn ADN-ne, ndersa neve as nuk guxojm te enderrojm te jemi si ata. Sigurisht qe do genjehemi me mashtrimet e fese, se eshte praktike shekullore kjo per kombin tone. Mjere neve… dhe thoni pastaj pse largohet rinia e arsimuar! Ja pse… sepse ketu nuk ofrohet shprese, por vetem mashtrime fetare edhe korrupsion. S’benet ky vend. (Jani, dua tasin me sup!)

    Përgjigju
    • @Sunny Tirana: 16/04/2023 13:35

      Sunny Tirana, mos harro te lexosh pjesen ne fund te cdo komenti. I kam shkruar duke u shtirur si shqipfolesit antishqiptar ne sherbim te Athines, te cilet perhapin propagand helmuese dhe percarese kudo ne rrjetet sociale dhe ne portale lajmesh. Eshte ironi per te rritur ndergjegjen te lexuesit se sa e lehte eshte te perhapesh urrejtje, percarje, dhe te nxisesh emigrimin, duke u shtirur si njeri i thjesht dhe pa motive te fshehur. Gezuar festen.

    • Per supaxhiun shqipfoles numer 2: 16/04/2023 12:49

      O injorant, po pse une ta kam fajin qe te djeg e verteta ty? A nuk eshte idjotesi te besosh ne fe ne shekullin e 21? A nuk eshte Shqiperia vendi me i prapambetur ne Europe, nga ku po iken rinia dita dites? Dhe u tregova i kursyer, edhe pse ju talibanet e krishter nuk e meritoni. Maloket katolik jane ende ne mesjet me kanunin dhe vriten si njerez te eger. Ndersa ortodokset ulen ne gjune para Janullatosit grek. A e di ti se cfare i ka bere kisha autoqefale greke kombit shqiptar apo jo? U bete ju te flisni per moral kur ne krye te kishes keni nje person te nje shteti qe na ka masakruar rilindasit, ka kryer genocid ndaj civileve ne Cameri, dhe ende vazhdon te na konsideroj vend armik me ligjin e luftes? Shqiperia nuk behet sepse ka shume si ju, mor ndyrsire. (Janiiii, ja e bera edhe nje koment tjeter ku shtirem si komentues i ri, dhe perhap helm, pesimizem dhe percarje, duke e kanalizuar biseden mbi disa premisa te cilat marr vec e vec jane te verteta, dhe goditjet i bej strategjike. Sufllaqe te lutem! Se kam kohe qe nuk gaboj duke perdorur te njejtin profil ne facebook per te bere propagand socio-politike dhe propagand historike per Epirin! E di qe me identifikuan kur e bera ate gabim, por tani jam me i kujdesshem! Afharisto)

    • Sunny tirana: 16/04/2023 12:47

      Feja, or supaxhi, eshte institucion mijravjecar dhe nuk ka ngel ta vlersoje nje idiot si puna jote. Shume prapsi ne kete vend ndodhin pikerisht se prishem institucionet e besimit. Zoti te falte, o i paditur!

    • Supaxhiu shqipfoles numer 2: 16/04/2023 12:33

      Njeri i pafe, njeri imoral qe tallesh me besimtaret ne nje dite te shenjte. Mbeturine komuniste. Jashteshqitje e Emver Hoxhes! Klysh i servileve qe shkaterronin kisha dhe xhami sepse ashtu i urdheronte partia. E si do behet ky vend kur mbeturinat komuniste, pa fe dhe pa moral, ende vazhdojn te udheheqin kete vend qe s’ka pare nje dite te lumtur ne gjithe historine e tij? Ptuu rrace e poshter… Gjoja tolerant shqiptaret! Ju jeni fara me e keqe ne bote! (Jani, tasin e dyte me sup te lutem se e bera komentin tjeter qe nxit pesimizem dhe percarje njekohesisht! Efharisto)

  • epo kjo pune: 16/04/2023 10:09

    politike demagoge, besimi duhet te jete ceshtje personale,larg politika,ndryshe do nxise diskriminimin e ateisteve,more qe nuk jemi ne mesjete se injoranca e ekstremizmi moren ne qafe Brunon e Galileun e shkencetare plot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?