ITALI- Sot zhvillohet finalja e madhe e Eurovision 2022. Mbrëmja e natës finale të Eurovision, është hapur me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.
Në garë janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë. Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.
Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.
Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Shqipëria nuk ia doli që të ishte një ndër finalistet, Kënga e Ronela Hajatit "Sekret" nuk u kualifikua në finalen e kompetivionit më të madh europian.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrjen që të gjithë të votojnë për grupin “Kalush Orchestra”, i cili përfaqëson Ukrainën këtë vit në Eurovision.
"Evropë, voto për Orkestrën Kalush", kjo ishte thirrja e Zelenskyt e postuar në Telegram, pak minuta para fillimit të finales së Eurovisionit.
Orkestrën Kalush është konsideruar tashmë ndër favoritët për fitore, duke sjell këngën "Stefania", dedikuar fillimisht nënës së një prej anëtarëve të grupit, por shumë shpejt u bë një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën.
“Hakerat pro-rus mund të kenë plane për të sulmuar Eurovisionin gjatë finales,sonte”, ky është alarmi i Inteligjencës italiane, e cila thotë se qëllimi i një sulmit të hakerave do të ishte sabotimi i numërimit të votave për të parandaluar fitoren përfundimtare të grupit ukrainas “Kalush Orchestra”.