Theo Jacobs dhe Arjan Ndoja

Sot iu bë atentat, dje prokurori u mor në pyetje për 'Gjirin e Lalzit' nga njeriu i hekurt i vettingut

1 Nëntor 2019, 19:08| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 20:45

  • Share

Pasditen e sotme prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që Shqiptarja.com konfirmon zyrtarisht se ditën e djeshme në prokurorinë e Durrësit ka qenë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut Theo Jacobs, ku ka kërkuar të njihet me dosjen hetimore që po heton prokurori Arjan Ndoja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të kadastrës në Durrës. Njeriu i hekurt që monitoron procesin e vettingut në Shqipëri ka kërkuar shpjegime nga prokurori Ndoja, mbi mënyrën e trajtimit të kësaj dosje penale.

Njëherësh Jacobs ka shkuar dhe në gjykatën e Durrësit ku është njohur dhe ka tërhequr vendimet gjyqësore. Tashme dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalzit që është hetuar nga Ndoja, po monitorohet dhe nga përfaqësuesi i OMN-së, ndërkohë që Ndoja ende nuk ka dalë në vetting. Skandali me pronat në Gjirin e Lalzit u denoncua nga kryeministri Edi Rama që e akuzoi prokurorin Ndoja si të lidhur me bandat.


Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut Theo Jacobs

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papi: 01/11/2019 22:29

    Per mua jacobs ka shkuar ta pyese se pse rama e brace po mbrojne aq shume pulen

    Përgjigju
    • Emiljano: 02/11/2019 17:31

      Mbase po dalin te verteta te gjitha?

  • Pa veting fare: 01/11/2019 20:08

    Ky esht kriminel me licenc. Ket duhet me e cu ne burg pa i bo gjuq.

    Përgjigju
  • Vetingu: 01/11/2019 19:48

    Theo Jacobs i hekurt !!! Sa qesharake . Thirrni mendjes o njerez, jacobsi esht tiger prej letre, nje jurist medioker qe ben pazare me vetingun cdo dite. Te fala Donika Preles

    Përgjigju
    • Noku: 01/11/2019 22:12

      O ti i dituri, ke ndonje prove ti qe merrke vesh nga zoologjia dhe ujdite e piseta? E ditke edhe qe eshte medioker. Pfff gjithkush behet ekspert pa licence ne komente artikujsh

    • Labi_vlore: 01/11/2019 22:00

      O veting Rr.. k.. Theo Jacobs eshte ish gjyq instruksion belg .. ai eshte nje nga me te miret e llojit te tij . Por ti e shikon me syrin blu qe u ka hyr frika ne palc nga ai . Por mos harro .. drejtesia vonon Por nuk harron ..: Te fala sales e bashes ..amigooo

  • drejtesia: 01/11/2019 19:25

    thoni duan ta vrasin ata per te cilet ky ka mbuluar cdo pisllek?dhe nga frika se mos i thote te gjitha ne spak dhe duan ta heqin qafe?ba nuk besoj,sidomos per gjirin elalzit,atje jane ajka e gjithe te ndershmeve te shqiperis

    Përgjigju
    • Fredi: 02/11/2019 03:16

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?