'Kam dëshmuar për 5 orë në SPAK'/ Sot kërkohet arrestimi, si u mbrojt Alqi Bllako në komision Hetimor

29 Mars 2022, 12:35| Përditesimi: 29 Mars 2022, 20:16

  • Share

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit ku ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar shoqërinë e Klodian Zotos.

Kujtojmë se në dëshminë e tij në Komision Hetimor për Inceneratorët, Bllako nuk dha përgjigje mbi shumë nga pyetjet e drejtuara nga anëtarët e Komisionit, duke deklaruar vetëm se kishte dëshmuar prej më shumë se 5 orë në SPAK dhe se do të shkelte sekretin hetimor nëse do të jepte edhe aty dëshmi.


Lajmi kryesor:

Inceneratorët në Elbasan e Fier, tjetër akuzë për Kokën e Zoton! Në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos! 6 të tjerë në burg e 4 ‘arrest shtëpie’! Sekuestrohen 3.3 mln € pasuri


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?